• |
ide | kryesore

Lezhë/ Persona të paidentifikuar tentojnë të grabisin një banesë dhe dhunojnë çiftin e të moshuarve

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grabitje banese ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Preng Doç. Duke qenë se grabitësit nuk kanë gjetur asgjë në banesë, kanë dhunuar çiftin e moshuar të bashkëshortëve.

Kryefamiljari Gjergj Doçi tha se zbriti dhe u përball me grabitësit që e qëlluan disa herë. 61-vjeçari tha se pas tij në katin e parë të banesës ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar po kështu nga grabitësit dhe ka marrë dëmtime më të mëdha. Gruaja 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *