• |
ide | kryesore

Demokrati i Pogradecit e pyet për garën në PD/ Basha: Mos dëgjoni thashethemet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ai ka futur kandidatë të tjerë në garë që të promovohen në poste të ndryshme në parti. Sipas asaj që shkruan BalkanWeb, gjatë një takimi që Basha ka zhvilluar në Pogradec, një anëtar e ka pyetur për më shumë detaje lidhur me garën brenda partisë.


“Kryetar, ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozicione në parti. Është e vërtetë kjo?” – ka pyetur njëri nga anëtarët që ka marrë si përgjigje refuzimin e prerë të Bashës.


“Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë.

Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti.

Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë” – ka thënë Basha. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Perse e shmange Ibsen Elezin nga gara,mor palaco?! Ti ke vdekur si qenie politike! Ti ben e thua ate qe te diktojne!….

  2. “Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë” – ka thënë Basha.”

    Gërr gërr gërr gërr … brockulla o Luli brockulla po flet! Merr valixhet dhe mbathja, hë t’u bëfsha! Kur të ikesh mos harro të ndihmosh edhe teto Veren ti mbash domatet e saj.

    Tradhtar i shitur !!

  3. Bindja ime është se vendimi i qeverisë amerikane i ka dhënë goditjen përfundimtare politike dhe morale, jo vetëm qytetarit dhe politikanit Sali Berisha, por krejt teorisë, praktikës, sjelljes dhe moralit 30 vjeçar berishist. Rrjedhimisht kjo goditje ka rënë edhe mbi gjithë skotën laramane berishiste, ku bëjnë pjesë mbështetësit e tij të palëkundur që nga viti 1990, avokatët e bëmave dhe krimeve të tij në politikë e media, bashkëluftëtarët e tij të paparimtë e vulgarë, dhe mbi ushtrinë e tij të injorantëve të pashërueshëm dhe pasionantëve kokëboshë që i gjen kudo në Shqipëri, sidomos në zonat fshatare të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu