• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 14 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Arkiva



Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 14 raste pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto 24 orë kanë humbur betejën me virusin e rëndë edhe dy të infektuar, duke e çuar në 2447 numrin total të viktimave.

Sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive”.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Statistika (25 Maj 2021)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 81
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,366

Testime totale 703,636
Raste pozitive 132,229
Raste të shëruara 128,907
Raste Aktive 875
Humbje jete 2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 439
Korçë 102
Shkodër 88
Vlorë 53
Elbasan 42
Berat 39
Lezhë 32
Gjirokastër 34
Fier 21
Kukës 13
Durrës 9
Dibër 3



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *