• |
ide | kryesore

Kundër Uellsit e Çekisë, Reja teston lojtarët: në listë sulmuesi i Tiranës, shpluhëroset Çekiçi

-Instant, F1, Sport
Reja



Koha për të bërë prova, duke qenë se në radhë janë dy miqësore, pavarësisht se niveli i kundërshtarëve të dikton për perfoamcna të rëndësishme. Shqipëria nis grumbullimin për dy takimet e qershorit kundër Uellsit dhe Çekisë, që do të zhvillohen përkatësisht në 5 dhe 8 qershor.

Duke parë situatën me dëmtimet, por edhe për ti dhënë alternativa vetes, tekniku italian i kombëtares Edy Reja e freskuar jo pak seleksionin e tij, pavarësisht se nuk ka hequr dorë nga boshti i skuadrës kombëtare. Tre lojtarë janë thirrur nga Superioria, dy nga të cilët portierë, por asnjë prej tyre nuk është kapiteni i Partizanit. Kështu, krahas Berishës e Selmanit, janë thirrur portieri i Lacit Alen Sherri dhe ai i Apolonisë Romeo Harizaj. Një vitrinë e madhe për portierin skuadra e të cilit mbylli renditjen e kampionatit.

Reja, pas lënieve jashtë shumë herë, kthen sytë nga sulmuesi pogradecar i Ankaragucu, Endri Çekiçi, edhe pse lista me gjashtë lojtarë ofensivë e bën të fortë rivalitetin për një vend në dyshen e sulmit. Në dispozicion të Rejas është edhe sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi.

LISTA E KOMBËTARES KUNDËR UELLSIT E ÇEKISË

PORTIERË: Etrit Berisha, Gentian Selmani, Alen Sherri, Romeo Harizaj.
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Albi Doka, Lorenc Trashi.
Mesfushorë: Amir Abrashi, Qazim Laçi, Ermir Lenjani, Ylber Ramadani, Odise Roshi, Keidi Bare, Sherif Kallaku.
Sulmues: Armando Broja, Endri Çekiçi, Sokol Cikalleshi, Rei Manaj, Taulant Seferi, Bekim Balaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *