• |
ide | kryesore

Zjarri në pusin e naftës, punonjësi ndërron jetë 29 ditë pasi u plagos në Ballsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Punonjësi 51-vjeçar Viktor Ballaj ka ndërruar jetë 29 ditë pasi u plagos nga shpërthimi i flakëve në pusin e naftës në Ballsh.

Ballaj pësoi djegie të rëndë në trup prej flakëve nga shpërthimi i tubacionit të dekantimit të naftës.

Ballaj ishte i vetëm në momentin e ngjarjes dhe iu dogj 40% e trupit.

Gjykata më 6 maj vendosi masë e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për shefin e sigurimit teknik, Erion Alushi. Ai u akuzua për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë pasi ishte përgjegjës për sektorin e dekantimit të naftës dhe punonjësin Viktor Ballaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *