• |
ide | kryesore

Brdaric, tani edhe fitues: “Si trajner është momenti më i rëndësishëm në karrierë”

-Instant, Sport



“Për karrierën time si trajner është momenti më i rëndësishëm. Për momentin të shijojmë këtë trofe, për kënaqësinë e të gjithëve. Do të flasim, ne filluam një projekt të mirë së bashku, duam ta vazhdojmë, do të bisedojmë dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë”. Thomas Brdaric mund të gëzohet më në fund për një trofe të fituar në një sezon spektakolar. Vllaznia e tij e nisi nga mbijetesa për të ndërtuar pritshmëri të mëdha pas cdo jave fitore. E pasi i shpëtoi titulli kampion vetëm me diferencë golash, Kupën e Shqipërisë e ka shtrënguar fort: “Në fund të kompeticionit ne jemi fituesit e Kupës se Shqipërisë. Ka diferencë mes kompeticioneve, unë jam shumë krenar, jo vetëm për tifozët e Vllaznisë, por për gjithë ambientin që na rrethon”.

Tekniku i është kthyer pastaj edhe sezonit të tij, duke shigjetuar edhe ata kritikë që në momente të caktuara i vërsuleshin skuadrës shkodrane: “Një sezon me ulje ngritje, ishte e rëndësishme si do të përballeshim me humbjet, dikush fluturonte dhe harronte nga e nisëm – vazhdoi tekniku gjerman -, ditëm të menaxhonim mirë pjesën kur nuk ishim mirë këtë sezon. Kjo mendoj se është ana pozitive. Sot do të festojmë dhe do ta shijojmë këtë sukses, më pas do të shikojmë çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi Brdariç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *