• |
ide | kryesore

KAS rrëzon PD dhe LSI, nuk ka ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun e Korçës dhe Elbasanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në Qarkun e Korçës.


“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.


Gjithashtu, një vendim i tillë është marrë edhe për Qarkun e Elbasanit.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , deklaroi KAS.

Kujtojmë që PD dhe LSI, ankimuan rezultatin e zgjedhjeve në këto dy qarqe, me arsyetimin, se Partia Socialiste i ka manipuluar ato, përmes shumë mënyrash e formash. Por, kjo kërkesë e tyre është rrëzuar nga KAS, ndërsa pritet që të merret vendimi edhe për Qarkun e Fierit.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu