• |
ide | kryesore

Verdikti final i sezonit: Skënderbeu-Vllaznia, një finale Kupe mes statistikave

-Instant, F1, Sport



Një finale e gjitha për tu luajtur mes dy skuadrave që kanë bërë histori në kohë të ndryshme e që përballen në 31 maj në Arenën Kombëtare me pritshmëri të madhe, pavarësisht asaj që reflekton renditja e kampionatit që sapo u mbyll. Mes Vllaznisë e Skënderbeut janë 29 pikë diferencë e gjashtë pozicione në renditje, port ë dyja e dinë fare mirë se këto nuk vlejnë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Nuk vlejnë sepse dy nga tre fitoret sezonale të kuqebluve përballë korcarëve janë përpara se Memelli të ulej në pankinën bardhekuqe. E prej aty një barazim 1-1 në Korcë e një fitore e ngushtë 2-1 e të besuarve të Brdaric në Loro Boriçi.

Golavarazhi sezonal është 10-3, por nuk duket faktor i rëndësishëm, sepse në një zgjerim të statistikave që shkon përtej sezonit të fundit, ekuilibri është i jashtëzakonshëm. Në 20 ndeshjet e fundit mes dy skuadrave 9 fitore i kanë buzëqeshur Vllaznisë, 8 Skëndereut e 3 janë barazime. Herën e fundit që shkodranët kanë fituar përballë finalistëve të Kupës është një muaj më parë 2-1 në kampionat, ndërsa korcarët i janë gëzuar suksesit me po të njëjtin rezultat një sezon më parë. Tani është në lojë finalja, ku Vllaznia mungonte që nga 2009-10, por janë më ekspert se rivali duke e diskutuar finale 14 herë nga të cilat 6 e kanë marrë në shtëpi. E kanë më të freskët memorjen e një trofeu të diskutuar gjashtë herë, por të fituar vetëm në sezonin 2017-18 korcarët.

E megjithatë precedenti i vetëm që Skënderbeu do të mundohet ta zhbëjë është finalja e Kupës në vitin 1965, ku triumfonte Vllaznia, me rezultatin 1-0. Nuk është në fakt se duhet të dekurajohen bardhekuqtë sepse herën e fundit që janë sfiduar në Kupë, në 2016, korcarët janë imponuar 2-1 në shtëpi, pasi kishin barazuar pa gola në Shkodër. E tani është radha për tu konfirmuar, për të dyja klubet, që sezonin e tyre me objektiva të arritur, duan ta kurorëzojnë me një trofe…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *