• |
ide | kryesore

Vitia: Kosova do të sigurojë 2 milionë vaksina deri në fund të vitit 2021

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i shëndetësisë  në Kosovë Arben Vitia ka bërë sot të ditur se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar në javët e fundit. Po ashtu, Vitia tha se  deri në fund të këtij viti, qeveria do të sigurojë 2 milionë vaksina kundër Covid-19.

Lajmin, ministri e bëri të ditur në raportimin e tij në Komisionin për Shëndetësi, ku ndër të tjera tha se IKSHPK bëri të ditur se edhe numri i rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve është ulur.

“Sa i përket situatës epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit. Të dhënat në IKSHPK tregojnë se numri i rasteve të vdekjeve ka një ulje prej 60 për qind…”, u shpreh Vitia.

Ministri po ashtu tha se vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve të tyre për t’i siguruar ato. Ai gjithashtu është shprehur se qeveria Hoti nuk ka pranuar kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur ka marrë detyrën.

“Vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve tona për të siguruar vaksinat. Plani nacional për vaksinim veçse ka filluar, dhe në javët e para kemi zbatuar planin nacional ekzistues. Në momentin e ardhjes në detyrë nuk kemi pas kontakt me prodhuesit e vaksinave, por ato i kemi bërë gjatë punës tonë. 2 milion doza do t’i kemi deri në fund të vitit, për vaksinimin e 60 për qind të popullatës. Procesi i vaksinimit po vazhdon në përputhje me të gjitha ekipet tona. Nga 89 ekipe, do të rritet me 190 ekipe shtesë.” 



3 Comments

  1. Shume mire vllai, me keto ritme deri atehere vetem ju do keni ngel pa u vaksinu ne gjithe globin kshu qe sdo kene ku ti cojne tjeter vaksinat

  2. “… Qeveria do të sigurojë 2 milionë vaksina kundër Covid-19….” –

    E thoni me krenari sikur te jete ndonje arritje. Helme po merrni, ja cfare keni blere! Keq Tirana, më keq Prishtina! Turp te keni, copa injorantesh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *