• |
ide | kryesore

Shtatë arrestime në Tiranë, policia reagon zyrtarisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur në pranga 7 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndër personat e arrestuar janë dhe tre të rinj nga Tirana, përkatësisht dy të moshave 20 vjeç dhe një 19 vjeç.

Gjatë kontrollit të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” të rinjve iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari K. T., pasi disa ditë më parë, ka vjedhur me dhunë një dyqan, në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Detaje nga policia: 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” i shtetasit K. T., 23 vjeç, pasi me datë 23.05.2021, në rrugën e “Kavajës” ka vjedhur me dhunë një dyqan. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 31 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht shtetasin M. B.

Nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë ndalimi i shtetasit M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ;

Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *