• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vjosa Osmani përfundon takimet me kryetarët e partive për caktimin e datës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kabineti i saj kanë përfunduar takimet me subjektet politike parlamentare, me të cilat është diskutuar data e zgjedhjeve lokale. Në takime të ndara është diskutuar rreth datës së zgjedhjeve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti, u.d. kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin AAK-së, z.Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK.

Presidentja Osmani i ka njoftuar subjektet politike se planifikon t`i bëjë ftesë BE-së për dërgimin e një misioni vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale.

Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani ditëve në vazhdim pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *