• |
ide | kryesore

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, dështon sërish procesi gjyqësor ndaj Rrajës dhe Halilajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dështon për të disatën herë procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të cilët akuzohen atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 1 nëntorit të vitit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji. Për të paktën 5 seanca dështon hapja e shqyrtimit të dosjes në Gjykatë, ku shpesh shkak është bërë mbrojtja.

Këtë herë Redjan Rraja kishte zgjedhur një tjetër avokat, i cili kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës u la në datën 15 qershor, në orën 10:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *