• |
ide | kryesore

Josës i është komunikuar largimi nga Kukësi: Blutë presin një trajner të huaj

-Instant, Sport



Tek Kukësi gjithcka zien dhe klubi është në prag të një revolucioni që nuk është se ndodh për herë të parë në klubin veri lindor. Largimet mund të jenë të dhimbshme, madje mund të jenë vendosur edhe pse jo zyrtarizuar. Aventura e Drejtorit Sportiv Nderim Nexhipi është e mbyllur, madje sipas asaj që filtron brenda klubit ka më shumë se dy javë që rrugët e Bluve me drejtuesin shqiptaro-maqedonas janë ndarë.

Sipas asaj që konfirmojnë brenda klubit, por ende pa një zyrtarizim, edhe teknikun Mirel Josa është shkarkuar nga detyra, pavarësisht se pritet një takim i fundit për ti bërë gjërat të qarta edhe për mediat. Tekniku kishte një kontratë edhe për një sezon tjetër, por si ka thënë gjithmonë vetë nuk është dokumenti që i mban palët lidhur. Klubi po punon për të gjetur njeriun që do të marrë përsipër kthimin e Kukësit në majat e futbollit në vend dhe negociatat janë të avancuara me një trajner të huaj, që për momentin tek blutë nuk duan ta zbulojnë.

Pikërisht, në momentin që do të kenë zgjidhur cështjen e drejtimit teknik, në fundjavë do të ketë një takim tresh mes numrit 1 të klubit, team menaxherit dhe kapitenit Ibraimi për të vendosur gjithcka në lidhje me hapat e tjera të klubit, duke filluar nga merkato. Me Ibraimin që e ka firmosur tashmë zyrtarisht rinovimin dhe do të jetë pjesë e Kukësit akoma, nën rrogoz Blutë janë duke punuar për emrat e lojtarëve që do të mbajnë peshën e skuadrës, me objektivin e qartë për ta kthyer Kukësin në nivelet e larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *