• |
ide | kryesore

Solidarizmi i fqinjve/ Bullgaria dhe Greqia do të dhurojnë vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy shtetet anëtare të Bashkimit Europian: Bullgaria dhe Greqia janë shprehur se do të ndihmojnë fqinjët me vaksina kundër Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov tha se Bullgaria do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë me një donacion prej 150,000 vaksina së bashku. Megjithëse Bullgaria është shteti i fundit në Europë për sa i takon numrit të të vaksinuarve ata pritet të marrin 10 milionë doza nga BE së shpejti, ndaj duan të dhurojnë edhe për pjesën tjetër të rajonit. Katsarov tha se vaksinat do të ishin të gjitha AstraZeneca.

Ndërkohë edhe një shtet tjetër shumë pranë nesh është zotuar të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 20 mijë doza vaksine. Zëdhënësja e qeverisë greke, Aristotelia Peloni, saktësoi që si vendi ynë, si RMV-ja do të marrin nga 20 mijë vaksina secila.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *