• |
ide | kryesore

Vrau 62-vjeçarin dhe plagosi djalin e tij, arrestohet autori i krimit në Lushnjë (Video)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, në mesnatë. Policia raporton se një 62-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa është plagos rëndë edhe djali i tij. Krimi ndodhi në fshatin Fier i Ri, teksa mësohet se shtetasi S.Sh. qëlloi me armë 62-vjeçarin R.Q. në lokalin e këtij të fundit. Plumbave nuk i shpëtoi dhe djali i viktimës, K.Q. i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme. Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *