• |
ide | kryesore

Mandati i tretë/ Shikoni gazetarin e politikës të ERTV si bën brumë në kuzhinën e restorantit në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Pikante, Video

Hapat e parë, ERTV i nisi me mesazhe politike. Pikërisht tek politika u fokusua edhe puna e reporterit të televizionit kryeministror, Alteos. Ndryshe nga kolegët e tij në media, deri pak kohë më parë, ai kishte luksin të intervistonte çdo dy a tre ditë nga një ministër apo drejtues të PS, në studion e improvizuar në selinë e partisë.
Madje gjatë fushatës, nuk munguan as bashkëbisedimet e tij me vetë kryeministrin Rama.



Këto bashkëbisedime të ministrave me gazetarin e ERTV zëvëndësuan në publik intervistat me reporterët e politikës të televizioneve të ndryshme, të cilët duke qenë në kërkim të lajmit shpesh ngacmonin me kuriozitetin e tyre, duke krijuar situata të pakëndshme për të intervistuarit.

Por në nisje të mandatit të tretë, prioritetet e ERTV janë të tjera. Ja ku e gjejmë sot gazetarin e dikurshëm të politikës, që interesohet për ushqimet tradicionale të Gjirokastrës me të njëjtin zell si për konfliktet politike, ashtu edhe për vendimet e qeverisë. (VIDEO POSHTE)

I veshur me një përparëse të bardhë në kuzhinën e një restoranti, ai nuk ngurron të bëjë brumë dhe të bëhet pjesë e procesit të gatimit, pasi ka zbuluar osat e Gjirokastrës.

Ditët e fundit, gazetarët e politikës janë shqetësuar nga një vendim i parlamentit që i ka përzënë nga ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, ku ata ndjekin nga afër Komisionet Parlamentare.

Lexo edhe: Bunkerizohet parlamenti/ Gramoz Ruçi “mbyll” gazetarët e politikës në bodrumin e kryesisë së Kuvendit

Deri më tani, kishin pasur mundësi t’i filmonin punimet me kamerat e tyre dhe t’i dëgjonin diskutimet në sallë. Kjo praktikë pune tani ka marrë fund.
Ndaj, materiali i servirur nga ERTV këtë të dielë, nuk duhet humbur nga gazetarët e politikës. Ai shërben për të kuptuar se si do të donte t’i shihte secilin prej tyre, kushdo që u sjell në redaksi kronikat e gatshme të montuara në zyrat e shtypit të qeverisë, bashkisë apo tashmë edhe të parlamentit.©Lapsi.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu