• |
ide | kryesore

Lind RuçiTV/ Bunkerizohet edhe kuvendi, gazetarët bllokohen për Komisionet Parlamentare

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Përveç ERTV që transmeton filmimet ekskluzive të aktiviteteve të Kryeministrisë, tani do të ketë edhe një RuçiTV, që do të transmetojë filmimet ekskluzive të Parlamentit. Sinjali që do të prodhojë kuvendi, do të përmbajë jo vetëm seancat parlamentare, por edhe punimet e Komisioneve Parlamentare ku diskutohet hartimi i projektligjeve.
Projekti i jep fund një tradite thuajse 30 vjeçare të ndjekjes së punimeve të Kuvendit nga gazetarët e televizioneve, që deri dje kishin mundësi të ndiqnin nga afër Komisionet Parlamentare, ndërsa tani do të jenë të detyruar të kuptojnë çfarë ndodh nga ekranet e vënë në dispozicion nga Kuvendi.


Ndryshimi i rregullores së parlamenti është firmosur nga Kreu aktual i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Sipas rregullores së re puna e gazetarëve që ndjekin zhvillimet në Komisionet Parlamentare bllokohet totalisht.


Nën shembullin e ERTV apo të materialeve të gatshme që shpërndan Bashkia e Tiranës, Ruçi ka përshtatur një ambjent në bodrumet e Kryesisë së Kuvendit, ku gazetarët të mund të shohin nga ekranet e kontrolluara punimet e Komisioneve Parlamentare.

Informacioni mbi diskutimet për hartimin e projektligjeve centralizohet krejtësisht, pasi sinjali i transmetimit në çdo moment do të jetë në varësi të preferencave të administratës së Kuvendit.

Ndalohet në këtë mënyrë ndjekja nga afër e diskutimeve, kontakti me deputetët, apo lëvizja e gazetarëve në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, duke centralizuar krejtësisht informacionin që del nga kuvendi.

“Bunkerizimi” i parlamentit ngjan si një zgjatim të mënyrës se si ka punuar deri tani kryeministri Rama apo kryebashkiaku Veliaj në raport me gazetarët, të cilët e kanë të pamundur të ndjekin nga afër aktivitetet e tyre.
Prania e gazetarëve apo e kamerave të televizioneve në ndjekjen e punimeve të parlamentit, shpesh ka nxjerrë një fytyrë tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim nga politikanët.

Kamerat e televizioneve apo vetë gazetarët kanë qenë dëshmitarë të votimeve të manipuluara në sallën e parlamentit, kur deputetët janë filmuar duke u rrahur (VIDEO KETU), kur janë zbuluar bisedat e celularëve të tyre për skemat brenda partive (VIDEO KETU), kur ka pasur përplasje mes palëve (VIDEO KETU) apo edhe kur kryeministri Rama është filmuar duke përdorur një fjalor banal.(VIDEO KETU)/Lapsi.al

16 Comments

  1. E c’na duhet te shohim cfare bejne ne parlament kur ne e dime me siguri se ata nate e

    dite mendojne per te keqen tone, hartojne ligje se si te na bejne jetem me te veshtire, si

    te pasurohen duke grabitur taksat, shtepite e pronat e qytetareve, si te pervetsojne hapsirat

    dhe te mirat publike ,si te kufizojne te drejtat e lirite, si te mbikqyrin e administrojne jo vetem

    veprimet tona por edhe mendimet tona. Populli shqiptar i pershtatur nen pushtues per 2000

    vjet nuk eshte i afte te unifikohet e te reagoje dhe sheh rrugen e shpetimit duke ikur ne dhe

    te huaj. Eshte pikerisht largimi ne mase i shqiptareve sidomos i atyre opozitare objektivi dhe

    qellimi final i qeverise. Dhe sic po shkojne punet po ia arrin. Le tia arrije nese ky eshte fati qe

    historia apo zoti ka parashikuar per shqiptaret. Kaq e meritojme se jemi skllever e bij sklleverish.

  2. Epo kështu është instaluar dhe diktatura e mëparshme. Këta janë po të njëjtët. Rëndësi ka që Kimetja të jetë e kënaqur e të çojë raporte të kënaqshme tek eprorët e saj. Pas përfundimit të mandatit do të jetë dhe kjo milionere $ si shokët e saj.

  3. Eshte ne projekt edhe Balla TV, qe do mbuloje tere takimet e perzemerta qe do zhvilloje Emblema e Rilindjes shoku Tao Balla me bashkkatunaret e zonave te thella te Librazhdit ku do ti shpjegoje rendesine jetike qe Patronazhistet kane per qeverine Rama .

  4. I dashur popull ju do shikoni ate qe na do ne trapi. Te shikojme a do thone gje mediat te cilat jane 95% te shitura.

  5. O Zot, sa shume gazetare e sa shume kamera e sa shume rrena.

    Te gjitha bote e vjeter.

    Ne shekullin e njezetenje akoma budalleqe si ajo foto.

    Zgjohuni dhe injorohini totalisht kete realitet primitv.

  6. kane frike se i kap kamera mesazhet e pazareve dhe kur te flasin me dashnoret apo te shofin porno te jene te qete se ngaiher i kapte kamera nga lart.

  7. Mos ja fusni por..es kot se ne gjithe biten ka kanal televiziv parlamenti tv qe jep punimet e parlamentit dhe gjithçka lidhje me parlamentin dhe kamerat transmetojne live,thjeshte si kudo ka te drejta televizive si p.sh ne futboll lejohen gazetaret por jo kameramane te tjere perveç atyre qe kane te drejten televizive.

  8. Ne bunker marrin pjese vetem sufllaqexhinjte dhe patronazhistet,vetem ketyre u lwjohet qe te filmojne Spiropalin dhe Luljeta Bozon ,Najada Como intervisten per mbareshtimin e pelave do ta japi te plepi Naqes ne Salari TVRUCI.

  9. Në marrëveshje nuk flitej asgjëkundi për ndarjen e Kosovës.

    Tani së pari, përse do ta shpallte SHBA “non grata” Berishën, kur nuk ka pasur asnjë plan nga Uashingtoni për ndarjen e Kosovës, plan të cilin e paska ndaluar pikërisht Berisha, a thua se ai ka aq fuqi sa të ndalonte Amerikën, nëse kjo e fundit do të donte vërtet të ndryshonte kufijtë e Kosovës?

    Dhe së dyti, nëse ky plan ka ekzistuar vërtet dhe pas tij qendronte Sorosi, si ka mundësi që ai po vihej në jetë nga Donald Trump, kur dihet se ata ishin armiq dhe i kishin shpallur luftë publike njëri-tjetrit?

    Se tani me logjikën e Berishës, i bie që qenkan bërë bashkë Donald Trump me Sorosin, për të ndëshkuar atë.

    Dhe atyre iu është bashkuar edhe Joe Biden, një politikan i njohur botërisht si pro-shqiptar dhe që nuk do të lejonte kurrë ndarjen e Kosovës!

  10. Skeni pare gje akoma, tha
    Rama = monster ka qene e mbetet.
    Mjere kush e ka per pjese.
    Dmth ne.
    Shiko se po ja permbledh edhe shurraqeve te BE

  11. Nëse Lulzim Basha nuk do ta bëjë dhe do vijojë me lojën aktuale, as kundër SHBA dhe as kundër Sali Berishës, atëherë skenari është gati: Lulzim Basha do të largohet nga kreu i PD për “devijim nga parimet për të cilat kjo parti u themelua në dhjetorin e 1990: Për shkeljen e të drejtave dhe dinjitetit të Sali Berishës”! Pikë.

    Kërcënim më të hapur, më të qartë dhe më të prerë se ky, Sali Berisha nuk i ka bërë kurrë më parë Lulzim Bashës. Kryetari në detyrë i PD, që pret të marë një madat tjetër më 13 qershor, e ka të qartë tashmë vijën e kuqe të vendosur nga “lideri historik” dhe babai i tij politik: O me Sali Berishën kundër SHBA, ose me SHBA kundër Sali Berishës.

  12. Bojkot total nga te gjitha mediat si audio vizuale. Dhe te shofim cfare do te ndodh.

    Por vete e keni fajin, KM ka vite qe i poshteron gazetaret dhe ata prape i luten per intervista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu