• |
ide | kryesore

Deputeti Sula derdh qumësht në shenjë proteste te shkallët e Kuvendit

Lajme, Të fundit



Me bidonë me qumësht në duar, deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka sulmuar ashpër qeverinë Rama.

Ai ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shprehur protestën në lidhje me mungesën e mbështetjes për fermerët, duke derdhur qumësht para derës së Kuvendit.

Në fjalën e tij për mediat, deputeti tha se miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.

“Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.

Në mënyrë simbolike qumështin do ta derdh në dyert e Kuvendit për të kërkuar që qeveria të kthejë sytë nga fermerët”, tha ai për gazetarët.



1 Comment

  1. Raporti i referohet hetimeve të SPAK-ut ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz.”Ja dhe nje deputet shpellkar qe ngatarron pozicionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *