• |
ide | kryesore

Detaje të rënda nga vrasja në Shkodër/ Vëllai doli rrugëve duke bërtitur se ka vrarë motrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbulohen për tragjedinë e 58-vjeçares Diana Vuka, e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj. Krimi makabër ndodhi në Shkodër, në lagjen ‘Ndoc Mazi’.

Policia arrestoi për vrasjen 55-vjeçarin Fabian Vuka, vëllain e viktimës, i cili thuhet se e ka mbajtur për 2 ditë motrën të vdekur në shtëpi.

Diana Vuka dyshohet se është vrarë mbrëmjen e se premtes, kur vëllai i saj Fabian Vuka e qëlloi me silenciator. Krimi dyshohet se ka ndodhur në kushtet kur 55-vjecari ishte në gjendje të dehur pas një debate mes tij dhe së motrës. Dyshohet se debati lidhej me një shumë parash, pasi 58-vjeçarja kishte porositur mobilje për shtëpinë e pushimit që kishte në Velipojë, ndërsa i vëllai nuk ishte dhe i kërkonte motrës që paratë t’ia jepte atij. Mësohet se pasi 55-vjecari vrau të motrën, mëngjesin e së shtunës doli në lagje në gjendje të dehur duke thënë, “kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”, po për shkak të gjendjes se tij fqinjët nuk e kanë besuar. Vetëm mbrëmjen e së dielës policia shkoi në banese dhe gjeti të pajetë 58-vjeçaren në dhomën e gjumit. Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë, ku policia gjeti edhe pistoletën me silenciator.

Ishte shoqja e viktimës ajo që dyshoi se diçka mund të kishte ndodhur, pasi Diana nuk iu përgjigjej telefonatave të së shtunës. Në një interviste për ‘News24’ shoqja tregon bisedën e fundit me viktimën të premten e javës së kaluar.

55-vjeçari Fabian Vukaj jetonte i vetëm dhe ishte i papunë. Diana Vuka kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Ajo kishte bërë rreth 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë. Pak dite para vrasjes vëllai ka telefonuar kompaninë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka rrezikuar të vritej nga vëllai i saj, por ka ndërhyrë policia.

Ndërsa 3 vite me pare Fabian Vuka ka dhunuar të motrën, e cila kishte bërë denoncim, por e kishte tërhequr me pas. Ditën e sotme Diana Vuka do të festonte 58-vjetorin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *