• |
ide | kryesore

Dialogu me Serbinë, Albin Kurti raporton të premten në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten do të dalë para deputetëve për të raportuar për dialogun me Serbinë. Raportimi i tij do të jetë pika e katërt e rendit në seancë parlamentare të 11 qershorit. Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka rinisur ende teksa me pretendimet që ka ardhur qeveria e Kurtit janë acaruar dhe marrëdhëniet me Serbinë. Është paraparë që të bëhet një takim këtë muaj mes Vuçiçit dhe Kurtit, por palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën.

“Në rend dite përveç pikave të rregullta të seancës së ardhshëm plenare, u diskutua edhe kërkesa e kryeministrit për raportim para deputetëve në raport me zhvillimet që lidhen me dialog. U vendos që raportimi i z.Kurti të jetë si pikë e katër e rendit të ditës në seancën plenare të rregullt me 11 qershor ditën e premte”, ka thënë Kusari-Lila.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *