• |
ide | kryesore

Lukaku ironik me tifozët: “Njerëzit dalin në rrugë për Super League e jo kundër racizmit: përse?”

-Instant, Sport



Romelu Lukaku vazhdon të mbajë fokusin në problemin e racizmit: “Unë mendoj se racizmi në futboll është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave tani. Kur lindi Super League, njerëzit ishin të shpejtë për të dalë në rrugë dhe për të luftuar në mediat sociale. Por pse nuk i japin të njëjtën energji kur bëhet fjalë për racizëm? Në fund janë të njëjtat platforma, eh…”.

Sulmuesi i Interit, duke folur në CNN, kujtoi shembullin e Thierry Henry, i detyruar të anulojë llogaritë e tij në rrjetet sociale pas shumë fyerjeve raciste të marra: “E kuptoj përse ka njerëz që bëjnë siç bëri ai. Sipas mendimit tim, mediat sociale mund të bënin më shumë në këtë drejtim, është e lehtë të gjurmosh njerëzit fajtorë për këto lloj sjelljesh”.

Në fund, duke folur për Italinë belgu ka kujtuar edhe episodin që ndoshta ndryshoi jo pak sjelljen e njerëzve: “Unë u pranova mirë nga të gjithë, si nga tifozët zikaltër, ashtu edhe nga tifozët e tjerë në transfertë. Por kur rastësisht e gjeta veten të ballafaquar me episode racizmi (referuar Cagliari-Inter në 2019), kemi ndërmarrë bashkë me Serie A disa iniciativa, edhe me lojtarët e tjerë e skuadrat e tyre dhe mendoj se diçka ka ndryshuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *