• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës arreston disa persona në orët e fundit, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona në orët e fundit, nën akuza për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë disa shtetas, pasi akuzohen për posedim të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.

Detaje nga policia:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve :

E.C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E.R, 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/.

Më datë 08.06.2021, duke punuar aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi R. C., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 08.06.2021, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar disa medikamente, shtetasja A. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. M., 25 vjeç dhe K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *