• |
ide | kryesore

Rama në Kuvend: Meta ka tradhëtuar misionin e presidentit, Shqipëria nuk mund ta mbaj më në kurriz

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur një fjalim të shkurtër dhe konçiz sot në Kuvend, për t’ju drejtuar deputetëve që të votojnë pa ngurim shkarkimin e presidentit të vendit Ilir Meta.


Në fjalën e tij shefi i qeverisë u shpreh se janë mbi 90% e qytetarëve që duan shkarkimim e Metës.


Ndërsa theksoi se “Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht”.

“Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e presidentit të Shqipërisë.

Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën, ka shëmbur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve e demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marëdhënien me SHBA.

Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsiëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale e ligjore.

Shqipëria s’mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve e qyterarëve. Ndaj ku Parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e mbi 90% të popullit shqiptar.

Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm s’mund të ketë kurrsesi statuin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti.Fjalët për të kanë mbaruar dhe tani të flasë parlamenti me votë”, u shpreh Rama në Kuvendi.

8 Comments

  1. Ilir Meta, ka poshteruar kushtetuten. E kush e thote, nje qe me kushtetuten fshin bythen. Po a je ti o Paulin qe i bone arrna kushtetutes per 8 vjete non stop si e bere si ata zhgarravinat qe ben neper muret e zyres. Ti qe ben ligj “Fusha” per te dhene tender??😇Kjo dhe ne Burundi nuk ben vaki o Kryemafiozi i Shqiperise.

  2. Dhaskali i tha Ndrios:
    SHKRONJAT SHQIPE DO TE NDRITIN DHE DO TE ZHDUKIN ERRESIREN QE MBILLNI JU, O TE PABESE!!!

  3. Jo vetem Ilirin po te gjithe ju kriminelat qe keni udhehequr keto 30 vjet ju kane mbajtur ne kurris dhe per dite e me shume po ia shtoni barren shqiptareve! Ju deputetet e ketij parlamenti me Kryetarin me te zi sic ka fytyren e ti ish ministri I fundit I diktatures shoku Gramoz do te ngeleni njolla me e zeze e histories son!

  4. “Rama në Kuvend: Meta ka tradhëtuar misionin e presidentit, Shqipëria nuk mund ta mbaj më në kurriz”

    Edi mos fol në emër të të gjithëve, aman te keqen!… Meta është president me tope jo pederaste si puna juaj. Bravo i qoftë!!!

  5. Ai ndoshta veproi për një vepër sublime siç eshte mbrojtja e kushtetutës dhe lirinë e votës kurse ke bërë të kundërtën si antishqiptar që je.90% thotë!!!Tamam shifra prej diktatori.Mirë që stha 99,99%!!!

  6. O Paulin, po dhe ty me shume se gjysma ste duan, por ja qe te mbajme ne kurriz. Si i behet?🤔
    Ti do nje shpull sic hongri Makroni dje, po ne jemi “te kulturuar” dhe sta jap dot fatkeqesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu