• |
ide | kryesore

Asnjë variant i ri me Covid në Shqipëri, rreziku vjen nga lëvizja e lirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vendin tonë nuk është identifikuar ende asnjë rast i varianteve të reja covid, qoftë atij Indian apo afrikan. Ekspertja e ISHP Iris Hasibra, thotë per Ora News se vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshem për të kapur në kohë variantet e reja, por rreziku ekziston.

“Ne kemi kapacitet për të identifikuar, kështu që situata është në bashkëpunim dhe me masat higjenosanitare, mendohet që së shpejti të fudim dhe teknika të reja në identifikimin e këtyre varianteve.”

Në çdo rast në rajon variantet e reja janë të importuara,ndaj edhe Shqipëria është e rrezikuar, pasi kufijtë janë të hapur për të gjithë dhe kontrolli anticovid përmban vetëm matjen e temperaturës.

“Edhe indiani në rajonin tonë, në Maqedoninë e Veriut, ka hyrë përmes një rasti të importuar, pra nuk është autokton, këshu që kjo do të thotë që meqenëse ne jemi të hapur dhe presim turistë, mendohet që ne edhe mund të jemi të ekspozuar ndaj këtyre varianteve.”

E veçanta e variantit indian është se ai përhapet më shpejtë nga një individ tek tjetri, ndërsa për agresivitetin e tij duhet të bëhet të bëhen studime të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *