• |
ide | kryesore

Elvana në një stil muzikor ndryshe nga herët e tjera

-Instant, Paparazzi, Slider

Elvana Gjata publikoi ditën e djeshme projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.


“Loti” është krejtësisht ndryshe në krahasim me këngët e “Çelu” dhe Elvana na vërtetoi edhe një herë se asaj i qëndron fare mirë çdo lloj stili. Jo vetëm kënga, por edhe klipi e veshja e Elvanës është krejtësisht ndryshe me projektet e saj të mëparshme. Këngëtarja vjen shumë e thjeshtë, origjinale dhe me një stil mashkullor në veshje që e bën të duket kaq ndryshe nga të tjerët.


Në fakt puna e saj bën diferencën, pasi ajo ka bashkuar forcat për këtë projekt me dy persona shumë të talentuar në fushën e regjisë dhe dizajnit. Flicka Elisa, content creator dhe Vasjen Katro, visual designer (dizajner vizual) janë kujdesur për çdo detaj në klipin e artistes duke e transformuar totalisht dhe sjellë në frymë tjetër.

Flicka Elisa është një fotografe e apasionuar pas portreteve. E fiksuar pas estetikës së modës, Flicka Elisa ka nxjerr gjithmonë në pah një model të femrës me vizion modern dhe magjepsës.

Vasjen Katro është një dizajner vizual nga Shqipëria. Ai ka dizajnuar aplikacione telefonash, website dhe reklama të ndryshme për mbi 10 vite. Projekti i tij më i njohur është Baugasm, i cili nisi në mes të vitit 2016, përmes së cilit artisti sfidoi veten për të dizajnuar një poster çdo ditë për 1 vit të tërë.

Madje skuadra është kujdesur edhe për detajin e makinës, për ta bërë sa më të veçantë këtë klip. Makina me të cilën Elvana shfaqet në videoklip është në përdorim që nga viti 1981 në Shqipëri dhe i përket stilit të makinave retro. Madje ky Mercdes ka dhe një profil në Instagram për të dokumentuar gjithë rrugëtimin e tij ndër vite dhe si i ka mbijetuar kohës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu