• |
ide | kryesore

Vendet e G7 vendosin të shpërndajnë mbi 1 miliard vaksina anti-covid për vendet e vafra

-Instant, Lajme, Të fundit

Vendet e G7 do të sigurojnë 1 miliardë doza vaksinash gjatë vitit të ardhshëm për vendet e varfra si pjesë e një plani për të “vaksinuar botën” deri në fund të 2022. G7 gjithashtu do të punojë  me sektorin privat, G20 dhe vendet e tjera për të rritur kontributin gjatë muajve të ardhshëm, sipas një drafti gati të finalizuar.


Presidenti i SHBA-së Joe Biden  gjithashtu do të dhurojë 500 milion doza të  BioNTech / Pfizer  për vendet më të varfra në botë. 200 milion doza do të shpërndahen gjatë këtij viti dhe pjesa tjetër gjatë muajve të parë të 2022.


“Kjo është përgjegjësia  dhe detyrimi ynë humanitar për të shpëtuar sa më shumë jetë,” tha Biden.

BE nga ana tjetër ka premtuar 100 milion doza për vendet afrikane dhe kombet e tjera në zhvillim deri në fund të vitit.

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu