• |
ide | kryesore

Rizgjedhja e Bashës/ “Fitore” mes akuzave për manipulim, Berisha në zyrë, Nishani: Maskaradë elektorale!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

PD mbylli shpejt procedurën e rizgjedhjes së kryetarit, me një nxitim që lë pas shijen e një procesi të mbyllur dhe ku rezultati dihej që kur nisi fushata 20 ditë më parë.


Pas një fushate të shkurtër dhe një dite të gjatë, ngarkuar me akuzat e kandidatëve për manipulime, gazetarëve iu shpërnda një rezultat “paraprak” që e nxjerr Bashën fitues me 81% të votave. Sipas këtij rezultati, të paralajmëruar nga Jemin Gjana, Basha mori më shumë se 40 mijë vota, Agron Shehaj rreth 6 mijë dhe Edith Harxhi me Fatbardh Kadillin më pak se 1 mijë vota secili.


Më shumë se një shpalosje alternativash, që e ngre PD nga hiri përmes votës së lirë, procesi nxorri në pah një kulturë të manipulimit të garës, si një imazh në pasqyrë i modelit që denoncohet tek pushteti përballë. Lulzim Basha kandidoi për kryetar të Partisë Demokratike, duke qenë kryetar i Partisë Demokratike. Kandidatëve të tjerë u mungoi lista e anëtarësisë, ndërsa ditën e zgjedhjeve të shumtë ishin ata që e gjetën veten, pa u njoftuar, jashtë listave.

Në shpërfillje të akuzave për manipulim dhe dirigjim të procesit, Basha përsëriti automatikisht mesazhet mbi vlerat e brendshme në parti, duke reflektuar shurdhërinë tipike të njeriut që ka pushtetin.

“Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi”, tha ai edhe ditën e votimit.

Pakënaqësitë tek kandidatët e tjerë qenë të natyrave të ndryshme. Edith Harxhi tha se lista e anëtarësisë ishte thuajse e përgjysmuar. “Procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar. Mendoj që demokratët duhet të jenë në lista. Janë penguar demokratë, themelues partie të votojnë vetëm sepse u thuhet që nuk janë anëtarë aktivë”, tha ajo.

Agron Shehaj u ankua se vëzhguesit e tij nuk ishin lejuar në disa qendra votimi. Shehaj paralajmëroi se në këto zgjedhje vendosej edhe fati i zgjedhjeve të ardhshme në vend. “Nuk zgjidhet vetëm kryetari i PD, por vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje rrisin vlerat e PD, por nëse standardi është i ulët mund të kthehet në boomerang për PD”, tha ai.

Fatbardh Kadilli foli për një garë të pabarabartë, megjithëse ngushëlloi veten se kishte qenë ai që të paktën e kishte nisur garën. “Është një garë që u mbyll siç u nis e pabarabartë, por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Iu rikthye gara falë kurajos dhe propozimit”, tha Kadilli.

Që kur Berisha lëshoi një gjysëm fjalie të paqartë se ai mund të rikthehej dhe të merrte drejtimin e PD-së, demokratët ishin sy e veshë kur ai u shfaq në selinë e PD-së. Por Berishës duket se për momentin i mjafton vetëm një shije e lehtë e pushtetit të dikurshëm.

Para se t’u bënte qejfin militantëve me disa foto, ai e shmangu pyetjen e gazetarëve nëse kishte pasur dilema kur kishte votuar. “Ah, ju kërkoni sekretin e sekreteve. E gjetët!” ishte batuta me të cilën përcolli gazetarët, para militantëve që e shihnin me adhurim në çdo lëvizje liderin e tyre të dikurshëm. Pasi votoi, Berisha qëndroi për rreth dy orë në zyrën e Lulzim Bashës.

Duke shfryrë kundër Bashës ishte Bujar Nishani në PD. Ish presidenti e quajti procesin një “maskaradë elektorale”, duke marrë përgjegjësitë se pse kishte ndihmuar edhe ai Bashën të udhëhiqte PD-në.

“Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta bëjnë një forcë pa energji” tha Nishani.

Përgjigjia i erdhi me cinizëm nga Jemin Gjana: “Mos e ka ngatërruar me 25 Prillin ndoshta!

Krahasimi i garës që organizoi PD me 25 Prillin nuk mbetet te cinizmi, por është edhe vetë thelbi i problemit. Pa pasur kujdes për konturet që definojnë një garë realisht të ndershme zgjedhore dhe duke shpërfillur faktin se kauza e votës së lirë është një betejë e pashmangshme në muajt e ardhshëm, lidershipi i PD nuk qe në gjendje të ofrojë një model të ndryshëm nga ai që akuzon Ramën, kur flet për votën e lirë.©Lapsi.al

41 Comments

  1. Farsa mbaroi. Ta gezojm kryetarin e ri.
    Ne 2025 serish zgjedhje ne parti, dhe me fitore me te thell se sot.
    Sot pam fillimin e fundit te partis demokratike.
    Vetm nje pyetje kam per kryetarin e ri……….. Si do me mbushesh mendjen mua ne zgjedhjet e 2025, qe te votoj. Un nuk te besoj me, as per me te voglen arsye. Ne syt e mi je nje palaco dhe i ngjitur pas karriges.

      1. Se paskemi dit qe dielli dhe shpresa aty ishin po djelli ndricimin e paska pas vetem per ps dhe Ramen se demokratet nje lesh po shohin

  2. Gezim I madh tek Socialistet.

    Copa e gomarit, dembelit, gjumashit, genjeshtarit, do jete Kryetar I PD

    Ky hajvan NUK do behet KURRE Kryeminister.

    Vite te tjera ne opozite. Gezuar PD e rrenuar.
    Edhte I pabesueshem

  3. Të gjithë që prononcohen këtu tëgjithë patronazhistat e Ps.Shikoni halenë tuaj pastaj flisni për të tjerë!!Basha udheheqës europian që kërkon të ndryshojë mentalitetin ballkanik shqiptar i mbetur akoma në atë dogmatik komunist që armiku duhet të luftohet me çdo lloj arme dhe në bashkëpunim me trafikantë hajdutë zgjedhjesh që fatkeqsisht na ka kthyer prapa në monizëm!!!

    1. Nuk po e kuptoj, eshte Ironi kjo apo ca? Domethene sipas llogjikes tate (dhe nje pjese te truthareve te PD) kushdo qe nuk eshte dakort me Bashen na qenka patronazhist dhe qenka me PS, po pse mo hajvana, ca ju duket Basha ju? Profet? qe nuk mund te kundershtohet?
      Basha vodhi zgjedhjet ne menyre fare te hapur, te tjerat nuk kane aspak rendesi.

  4. Ja kush eshte PD, nje parti e degraduar me nje kryesi qe kuterbon ere korrupsion. Ajo qe kemi thene gjithmone.
    Ta mbani me shendet partine o anetare te “nderuar”!

  5. Nese ka ketu nga komentuesit,nje simpatizant apo anetar te PD,le ta thote me argumenta nese kishte ndonje kandidat me po aq vlera sa Basha.
    Kjo eshte per demokratet,jo per ata qe u vjen era hale,goja,sa here qe e hapin.Ata le te shohin partine e tyre ku behen refendume nese duhen bere zgjedhje per kryetar.

  6. Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulëzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t’i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t’i mbushë me dorën e tij të pafajshme.

    Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulëzim Bashën,o Niku ti kujton se lulzimja ka vlera dhe keto i tregoje ne keto zgjedhje ne pd e kalbur nga Ai vete,me cim babasin si krahu i kercenuesit dhe jeminin si mjeshri i listave dhe salih anjin si llaxoren e kurvave të pd,besoj qe per keto vlera flet o rrotKari Niku

  7. Ti zagari i pa emer qe ke komentuar duke ju kunderve komentuesit -Niku-je nga ata zagaret e llapaqenve qe llomotiten kunder Bashes gjate fushates te zgjedhjeve elektorale ,te cilet nuk lane ekran televizioni pa dale ,qe nga -Patozet-Zhozit,Murrizet,Rudinat e shume te tjere apo dhe ketyre kandidateve pa vlere qe dualen te garojne ne zgjedhjen e kryetarit te -PD-se.Basha vertet i humbi zgjedhjet permes ketyre -lukununjve-qe filluan ne menyre te shthurur nga te gjithe krahet duke iu kundervene ,por prape se prapi ai mori me shume mandate se zgjedhjet e kaluara .Gabimi i tij fatal qe nuk i falet eshte kualicioni me -lesh-e line-si dhe me partickat qe nuk kane fare elektorat.Kandidatet e pa vlere qe garuan, me te shpejte takuan -kineze-koreanen-ambasadore duke e ditur qe ajo eshte bythe e breke me zarbaniket qe masakruan zgjedhjet dhe kjo i ndeshkoi para elektoratit te partise demokratike ,sepse ky elektorat nuk eshte as -qorr-dhe as i shurdhet-Ai e ka pare keto vitet e fundit veprimin e -pseo-ambasadoreve -amerikane qe nga -arvizute ,lute dhe kjo fundurina e tanishme.

  8. Edhe nje fitore tjeter si kjo edhe une do jem nje humbes , tha Pirro mbas dy fitoreve me Romaket .
    Nga kjo fraze edhe sot e kesaj dite , fitoret qe te çojne automatikisht ne humbje quhen “fitore si te Pirros” .
    Nese I gjati ine te beri masaker zgjedhore , ti zgjodhe te besh terror brenda llojit .
    Bravo kumandar Basha edhe ti e arrite fitoren e Pirros . Po tani ?
    Kush mendon se me Bashen , PD-ja do te vije ndonjehere ne pushtet atehere eshte i detyruar te prese ca …. dekada .
    Zoti te meshiroft !

  9. 30 vjete anetar i PD. Shkova dje te votoja per kryetarin ,por komisioneri qe verfikonte emrin ne liste me tha qe emri yt nuk eshte ne listen e votuesve.Mire qe kisha karten e anetaresise me vete se ndryshe nuk votoja dot. U thashe pse nuk eshte emri por nuk mora pergjegje.Nuk ja vlente qe te beja sherr se nuk fitoja gje.Ata qe me kishin hequr emrin rrinin ne vendin e votimit te fryre si kaposh deti. Me ne fund mora vesh nga media se ishte nje fitore si e Piros se Epirit. Turp per faqe te zeze ti heqesh emrin nje themeluesi te PD. Na mbyten fshataret barkderra ne diten e votimit.A quhet fitore kur te votojne vetem ata barkederra me canta nen sqetull.Turp per ne ku e kemi cuar PD

  10. TE GJITHE KRYETARET E DEGEVE MOREN NJE PREMTIM NGA BASHA , BEJINI LISTAT PER VETE DHE PER MUA DHE UNE DO JU KANDIDOJ PER KRYETAR BASHKISH APO PER DEPUTET KUR TE VIJE KOHA . LE TE ME KUNDERSHTOJNE NESE NUK ESHTE E VERTETE . SESI NJE PARTI QE NA KA UDHEHEQUR PER 15 VJET VEPRON NE KETE MENYRE BRENDA VETES IMAGJINONI KUR (NESE) TE VIJE NE PUSHTET .
    DELUZION TATAL

  11. Sapo degjova Zhejin , Fliste per perfitime te konkurrenteve por nuk e mora vesh se Zheji qenka
    konkurrenti kryesor . Ju analistet me sevilizmin dhe babezine e perfitimit tuaj personal jenj nje nga shkaku i gjendjeve ekzistuese te partive . O Zheji , boll me dokrra o kar servil . Njerezit kane sy e vesh , kane edhe nje
    mendje te tyre dhe e dine se vetem zgjedhje nuk u bene . Gjendja alarmante e ketij vendi e ka fillesen tek demokratizimi i partive . Me keto lloj zgjedhjesh , PD-ja ne pushtet eshte e frikshme . Jo se kurvat mavi jane me te mire por tek PD-ja ne shprezonim , tani mori fund , ju vu tape kurverise partiake dhe kurverise se liderit perball militantizmit idiot .

  12. Pyetjes “Ka ndonje me te mire se Basha?” pergjithja e thjeshte, “te gjithe konkurentet se asnjeri nuk ka humbur 4 here”.
    Ose ndryshe “nje person sbehet “mashkull” per 4 here , a i jep nje femer nje shanc te 5ste?!”

    Sa here duhet te humbasi nje kryetar per ti thene boll, 4 here, 5 here, 6 here,……….. sa here?

  13. Berisha nuk po i bën nder Bashës sepse po e merr me vete. Berisha është duke ikur. E pamundur që të ndahet nga Basha, jo vetëm për arsye gjenetike politike, por sepse fajet e Berishës për të cilat akuzohet rëndë nga SHBA, në segmentet e pas viteve 2005 ose 1999 janë së bashku me Berishën. Ki parasysh rolin e Bashës në Kosovë, bashkëpunimi me serbët dhe kundër UÇK-së.O Dukat ti ja lepin bythen gimit qe ky flet aq bukur per lulzime salih BBasha

  14. Nëse Basha dorëzohet nga presioni i SHBA, siç dhe premton me zë të ulët nëpër takime me diplomatë, dhe hyn në konflikt me Berishën, për ta nxjerrë atë nga grupi parlamentar, ai është duke bërë një histori të re të Partisë Demokratike dhe të vetën personalisht.

    Por për ta bërë këtë, ai duhet çojë partinë në zgjedhje dhe të marrë mandat për këtë histori të re.

    Personalisht jam në krah të tij, nëse ndërmerr aktin e dytë, por jo të qëndrojë në krye të PD me votat e siguruara nga Berisha, si garant i tij.

  15. Basha tashmë është gati “për betejën” kundër Edi Ramës dhe “klikës së tij” për masakrën zgjedhore të 25 prillit sikurse i cilëson ai zgjedhjet, po dalin një nga një elementë shokues nga masakra që vetë Lulzim Basha realizoi mbi kundërshtarët brenda PD në zgjedhjet e 13 qershorit.

    Nuk kishte ndodhur që në kohën e Enver Hoxhës që të ndalohej vota e një qytetari, kur të “deklasuarve” të atëhershëm u ishte ndaluar vota për frontin dhe gjykatat pasi ishin armiq të partisë dhe klasa të përmbysura.

    Ditën e dielë, Basha ia kaloi Enverit, pasi anëtarë të PD u ndaluan të të votonin në zgjedhjet për kryetarin e partisë

  16. Ti i pa emeri -mavi-qe tani komenton me tjeter pseudonim , te kam qire kurvat ,baxhellat e shtepise me gjithe prag e oxhak sa here ma ke marre ne goje ,por me mire jam ndier kur motra t me gruan tende me benin gojore ,kurse -mamka-kur ma guduliste -me ata dhembet qe i kishte si shavaret e kenetes te Hoxhares-edhe une di te bej poezi o moter dhe grua qire ja po e shkruaj
    ———————————————————Ti o i pa emeri -mavi-
    ——————————————————–moter dhe grua ti kam qi
    ——————————————————-kur i bej keto ndihem me mire
    ——————————————————o moter dhe grua qire
    ——————————————————merri sot dore per dore
    —————————————————–tek byrektore -Shqupit-
    —————————————————-te me bejne gojore.

    1. @Stalini Ate motren ku ta kesh, ne sume, me gjithe mamin, babin, gjyshen gjyshin, por fillimisht me motren. Ku ta gjej, do t’ja permbledh asaj. Do i them e ka nga ty.

  17. Mos HARRO -MOTREN, GRUAN EDHE MAMKEN O NJERIU I PESHTIRE -MAVI-TE KUVELLSHA .Sojin dhe sorollopin pak me vone sepse tani po i le te gezojne mandatin e trete ku te gjitha i ke me kembe -perpjete.Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu