• |
ide | kryesore

Euro 2020, koha për super sfidën: në fushë kampionët e botës e ata të Europës

-Instant, F1, Sport



Është mbrëmja e gjitha për Grupin F të Europianit. Natyrisht e gjithë vëmendja është e përqendruar në super sfidën e orës 21, mes Francës kampione bote e Gjermanisë së Loë, por nuk mund të mbetet jashtë fokusit takimit tjetër, që sheh në fushë kampionët e Europës të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, që debutojnë kundër Hungarisë në orën 18.

FRANCA, DESCHAMPS: “NDESHJE VENDIMTARE”

Franca kampione bote përballet menjëherë me një prej rivalëve për trofeun final, edhe pse Bleus e dinë mirë se janë ndoshta kombëtarja me potencialin më të madh në turne. Mbappe e Griezmann janë ndër më të frikshmit përpara, ndërsa duket se Giroud do të marrë vendin e Benzema të dëmtuar, pavarësisht polemikave me yllin e PSG-së, pas miqësores së fundit. “Është një ndeshje shumë e madhe për të qenë në fillim të turneut. Është një ndeshje vendimtare për ne, por edhe për gjermanët pasi jemi ndër ekipet më të mira kombëtare evropiane”. Trajneri i Francës, Didier Deschamps e prezantoi në këtë mënyrë, në konferencën për shtyp Francë-Gjermani, një ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Grupit F të planifikuar për nesër në orën 21. “Ata kanë cilësi individuale dhe nuk kanë pozicione fikse. Havertz lëviz nëpër gjithë fushën – shtoi ai në konferencën për shtyp duke folur për kundërshtarin – Gnabry mund të sulmojë ose të vrapojë prapa dhe ka edhe lojtarë të tjerë si Ëerner ose Sanè me profile të ndryshme. Nesër do ta njohim ekipin e tyre”.

GJERMANIA, LOW: “JEMI TË URITUR”

“Ne jemi shumë të uritur për sukses në këtë Kampionat Evropian. Kjo është arsyeja pse unë jam optimist dhe mund të fle i qetë”. Një deklaratë sigurie e trajnerit të Gjermanisë Joachim Low, në konferencën e shtypit në prag të debutimit të tij me Francën, në Euro 2020. “Ndihet tensioni pozitiv në ajër. Me të vërtetë mendova ‘më në fund!’ në momentin që hipa në autobus për të ardhur këtu. Jam i qetë, i relaksuar dhe mendoj se në 14 ditët e fundit kemi bërë atë që na është dashur – shtoi ai – Nesër do të jetë e rëndësishme të shohim se çfarë kemi mësuar në këto dy javë të punës për të përballuar një ekip të nivelit të lartë si Franca”. Mund të jetë rikuperuar për ndeshjen e madhe edhe Goretzka. “Leon mori pjesë në katër ose pesë seanca stërvitore. Ai na la me një përshtypje të mirë – përfundoi ai – kontrollet mjekësore treguan se nuk do të ishte rrezik për të që të luante.”

HUNGARI-PORTUGALI, 60 MIJË TIFOZË NË BUDAPEST

Cristiano Ronaldo tërheq mbi vetë projektorët e vigjiljes së sfidës mes kampionëve të Europës në fuqi Portugalisë dhe Hungarisë. Një sfidë shumë e vecantë edhe sepse do të luhet në një stadium të tejmbushur, në kapacitet të plotë. Prej 35 vjetësh në Budapest nuk shihet një ndeshje futbolli me një audiencë kaq të madhe si ajo që pritet nesër për Hungari-Portugali, ndeshja inauguruese e Grupit F. Sipas mediave lokale, rreth 60 mijë spektatorë priten në Puskas Arena, aktualisht i vetmi nga njëmbëdhjetë stadiumet e këtij edicioni udhëtues të kampionatit kontinental në të cilin pranohet 100% e publikut. Për të hyrë, përveç biletës, është e nevojshme një byzylyk Covid, i cili mund të merret vetëm me certifikatën e vaksinimit ose rezultatin negativ të një tamponi në 72 orët e mëparshme. Për ndeshjen kundër ekipit kombëtar të Cristiano Ronaldos, tifozët hungarezë po përgatisin një marshim në stadium, i cili në prag evokon atmosferën kur një baticë jeshil-kuqe pushtoi Marsejën gjatë ndeshjes kundër Islandës në Euro 2016.

CRISTIANO RONALDO: “COVID? TË BEZDISUR, NUK FLASIM PËR TË”

Covid “nuk është një element kryesor” në Kampionatin Evropian. Cristiano Ronaldo është i bindur për këtë, në prag të debutimit të tij në turneun me Portugalinë, pa Joao Cancelo për shkak të virusit. “Është për të ardhur keq që është pozitiv, por ne jemi të qetë në ekip. Ne nuk flasim as për Covid – tha ai në prag të ndeshjes kundër Hungarisë -, nuk mund ta durojmë më, jo vetëm ne lojtarët. Të gjithë njerëzit në botë janë të lodhur prej tij. Dimë se si të jetojmë me të, është një situatë e trishtuar, por ne jemi të përqendruar. Ne jemi gati, asgjë nuk na trondit, çfarëdo që ndodh jashtë nuk na prek. Respektojmë cdo rregull, por jemi të përqendruar vetëm në futboll, nuk flasim për asgjë tjetër”, tha CR7 që është munduar ta anashkalojë rëndësinë e një mungese si ajo e Cancelos.

HUNGARIA, ROSSI: “ASNJË ‘KAFAZ’ PËR RONALDON”

Të karikuar për një përfaqësim të madh edhe hungarezët: “Ndeshja debutuese ndaj Portugalisë do të jetë shumë e vështirë, por shpresojmë të bëjmë mirë. Ne do të përpiqemi të mos bëjmë gabimin e Turqisë kundër Italisë, nëse vetëm mbrohemi, në fakt, herët a vonë e pësojmë golin. Kemi ide të qarta në momentin kur do të kemi topin”, kështu është shprehur trajneri i Hungarisë Marco Rossi. Tekniku i Hungarisë në fakt ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ti rezervojë trajtim special CR7: “Markim një për një CR7? Ne presim një lojtar që është i vështirë për t’u markuar një për një, por Portugalia nuk është vetëm Ronaldo, ata kanë shumë talente, kështu që ne nuk mund të mendojmë të bëjmë një kafaz për të gjithë kundërshtarët tanë”, përfundoi Rossi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *