• |
ide | kryesore

Video/ Dy penallti të humbura e një gol ‘shqiptar’: Ukraina sheh 1/8, Maqedonia me një këmbë jashtë

-Instant, F1, Sport, Video



Në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Euro 2020, Ukraina harron humbjen në debutim dhe kalon, jo pa vështirësi, Maqedoninë e Veriut 2-1, me ballkanasit ende me zero pikë në grupin C. Skuadra e Shevchenkos e filloi ndeshjen fort dhe në pjesën e parë mori avantazhin e dyfishtë me Yarmolenko në minutën e 29 dhe Yaremchuk në minutën e 34: Pandev dhe të tjerët e provuan deri në fund, por goli i Alioskit në minutën e 57, pas një penalltie të gabuar, nuk është i mjaftueshëm. Ukrainasit mund të shkonin pa ethe në minutat e fundit, por Malinovskyi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ukraina e Shevcenkos mbetet në garë për kualifikimin, pas kësaj fitore kundër Maqedonisë së Veriut, që tani janë me një këmbë jashtë. Starti ishte i gjithi për ukrainasit, por që nuk arritën të krijonin rreziqe të mëdha, përveç një goditje nga Yaremchuk, të devijuar në kënd nga portieri. Në minutën e 29’erdhi edhe kthesa e ndeshjes, në mënyrën si do të dëshironte Shevcenko: Karavaev nxjerr të lirë Yarmolenkon, që në një pozicion të prirët e shtyu topin në rrjetë, duke kapur portierin në kundër kohë. Pesë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi: këtë herë Yarmlenko shërbeu për Yaremchuk, që i vetëm përpara Dimitrevskit, shënoi golin e dytë.

U duk një ndeshje e mbyllur, por në minutën e 56’ një penallti për Maqedoninë, riktheu shpresat për një pikë dhe e ktheu në një ndeshje të luftuar. Trajkovski detyroi Bushchan të bënte një ndërhyrje të jashtëzakonshme, duke devijuar topin në traversë e mbi topin sulet Pandev, që u pengua në zonë. Alioski gaboi penalltinë, por arriti të godasë sërish duke ngushtuar rezultatin dhe duke shënuar golin e parë ‘shqiptar’ në Euro 2020. Nga ai moment ishte një tjetër Maqedoni, që e mbylli Ukrainën në gjysëmfushën e saj e i shkoi pranë barazimit me Trajkovskin në minutën e 68’. Gjashtë minuta nga fundi, Ukraina mund të kishte mbyllur llogaritë, por edhe Malinovskyi dështon nga 11 metra golin e 3-1 të mundshëm, të akorduar me Var për një prekje me dorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *