• |
ide | kryesore

FOTO/ Kokaina e Durrësit me logo të PSG, Dior, Chicago Bulls dhe uiskit brazilian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Trafikantët e kokainës përdorin mënyra të ndryshme për të identifikuar porositësit e mallit. Në shumë raste sekuestrimesh vihet re se lënda narkotike ndahet me pako të ngjyrave të ndryshme apo u vendosen logo të ndryshme për të përcaktuar ata që e kanë porositur.

Në rastin e 300 kg kokainë që u kap në durrës bie në sy se trafikantët i kishin paketuar pakot me logo të ndryshme të markave të njohura. Shihet se disa pako mbajnë logon e skuadrës franceze të futbollit, PSG.

Të tjera kanë logon e skuadrës së basketbollit amerikan “Chicago Bulls” apo të markës “Christian Dior”. Ajo që bie në është edhe logoja e uiskit të famshëm brazilian “Vleho Barriero”, logon e të cilit mbajnë një pjesë e madhe e pakove.

Të tillë logo mbante edhe 400 kg kokainë që u kap në 17 maj në Kosovë në një kamion me mish pulash të ngrira që hyri nga porti i Durrësit me origjinë nga Brazili. Shoferi i kamionit ku u gjet droga është Nazif Ajrofski.

Ai ka mohuar të kishte dijeni për lëndën narkotike. “Nuk kam dijeni për kokainën, unë transportoj materiale ndërtimi” – mësohet të ketë thënë ai. ©LAPSI.al

1624028527_droga1.jpg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *