• |
ide | kryesore

Sekuestrohen mbi 53 mijë euro e 133 shishe vere të padeklaruara në Portin e Durrësit, vihet në pranga 1 person

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim pasi tentuan të fusnin në Shqipëri para dhe mallra të padeklaruara përmes Portit të Durrësit.

Në pranga u vu 30-vjeçari Gj.Gj nga Lezha dhe nën hetim 29-vjeçari E.K nga Tirana. Nga kontrollet në vijën e dytë 30-vjeçarit që drejtonte fugonin dhe pasagjerit E.K i cili ishte shofer alternativ, iu gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Gjithashtu nën hetim u vu edhe 43-vjeçari E.Q nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte, i gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Nje pyetje e thjeshte. Kush eshte me e drejte te pije ate vere, ky qe i ka blere e transportuar

    apo shefat dhe shefat e shefave te ketryre policeve deri tek ai “ma nalt”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *