• |
ide | kryesore

Qeveria mashtroi publikisht/ Porti i Durrësit do të ndërtohet nga paratë e qytetarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prishja e portit mijëra vjeçar të Durrësit për t’i falur tokën 80 hektarë kompanisë arabe Eagle Hills, që do të ndërtojë aty një port turistik, shkaktoi jo pak kundërshti publike. Për të zbutur reagimin qytetar, qeveria deklaroi se fatura 390 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano nuk do të paguhet nga paratë e buxhetit, por do të financohet nga vet të ardhurat e Autoritetit Portual të Durrësit.

Por e gjitha kjo rezultoi një mashtrim publik. Tashmë është vendosur zyrtartisht që e gjithë fatura prej 390 milionë euro për portin e ri tregtar në Porto Romano do të paguhet nga paratë e taksapaguesve.

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka caktuar 8.6 miliardë lekë ose rreth 82 milionë euro për të financuar ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Sipas tabelave shoqëruese të projektbuxhetit, fondet do të gjenden përmes një kredi nga jashtë, ndonëse burimi i financimit mbetet i paspecifikuar.

Burime nga qeveria thanë për Kapitali.al se aktualisht po zhvillohen negociata që paratë të sigurohen përmes një kredi nga Banka Botërore. Sipas tyre, BB ka shprehur gatishmërinë për të financuar ndërtimin e Portit të ri, por ende nuk ka një marrëveshje zyrtare për të finalizuar kredinë.

Në fakt, duket pak e habitshme se si qeveria ka buxhetuar një fond, të cilin ende nuk e ka siguruar. Përgjithësisht kreditë nga donatorët, përfshirë ato nga Banka Botërore, marrin vite për t’u negociuar deri në miratimin final të tyre. Por qeveria thotë se të gjithë këtë proces do ta mbyllë brenda vitit tjetër duke lënë kohë madje, që 8.6 miliardë lekët e përcaktuar edhe të shpenzohen.

Kosto dyfishe

Ligji special për ndërtimin e portit turistik në Durrës, aty ku sot gjendet porti tregtar, në ortakëri mes kompanisë arabe Eagle Hills dhe qeverisë shqiptare rezulton tashmë një marrëveshje me kosto dyfishe për qytetarët.

Së pari, publiku humbet 80 hektarë tokë shtetërore, e cila do të falet për të ndërtuar portin turistik. Nga ana tjetër, përveç faljes së tokës, qytetarët do të paguajnë edhe 390 milionë euro për të ndërtuar portin e ri tregtar në Porto Romano, kur e kishin portin e Durrësit.

Qeveria pretendon se këto kosto janë shumë më të vogla se sa përfitimet që do të marrin qytetarët nga kjo marrëveshje. Sipas saj, ndërtimi i portit turistik nga një emër i njohur si Mohamed Alabbar do t’i japër një hov të ri turizmit në Shqipëri duke e çuar atë në një nivel tjetër. Paralelisht -pretendon qeveria- buxheti do të fitojë para nga porti turistik, përmes dividentit që do të marrë nga ortakëria në projekt.

Sipas marrëveshjes, shteti shqiptar do të përfitojë 33 për qind të fitimit neto, por kompania arabe ka në dorë administrimin e shpenzimeve dhe rezultatin financiar të projektit, për shkak se zotëron paketën maxhoritare dhe kjo mund të kushtëzojë jo pak, pjesën që do të mbetet për shtetin.

Por teksa përfitimet e pretenduara nga qeveria mbeten ende për t’u parë, e sigurtë është se qeveria dhe Autoriteti Portual mashtruan publikisht kur thanë se porti i ri tregtar nuk do të prekë paratë e qytetarëve. Sipas projektbuxhetit zyrtar, tashmë e gjithë kostoja prej 43 miliardë lekësh ose gati 400 milionë euro do të dalin direkt nga xhepat e qytetarëve./Kapitali.al



19 Comments

    1. Nuk pjerdh Edi per dumbabistet e haxhiqamilit .Shqiperi do zhvillohet sipas modelit perendimor dhe jo sipas modelit te tokes se xanun te saliut.

      1. Ju ripjellsat sa here qe kapeni me byth ne dore duke vjedhur dhe mashtruar kete popull dele thoni;po zhvillihemi si perendimi ose keshtu ndodhe dhe neper filma , por ku ka vjedhje si keto ne perendim ,aty ta masin koken me pe.
        Kje situat eshte italia e viteve 80-90 kur qeveriste kraksi ,Zoti mbase ju shikon dhe ju jep hakun,qelbesira

    2. Që mashtruan sështë më ndonjë çudi …po çudi më bën Shkullaku tani: pse paratë Autoriteti Portual i kishte të babës kshu jo të taksapaguesve?!?

  1. KAPSI ku eshte ???????????????? Edhe thot mavija Edvin nuk e kam kapur KAPSIN! I themi nga anet tona :” kerkon gjurmet,kur ujku po bene kerdine e keni perpara! Sa zullume i ka bere ky palloshi ketij populli nuk I kane bere te gjitha qeverite se bashku ! Po mire ua bejne votoni si dele ,megjithate une kam besim se do dal ndonje bire nene qe tua sekuestroj te gjithe ,po tegjitha pasurite qe jane vene pa punuar!I hope!!!

    1. Demokracia dhe shteti i se drejtes nuk kan qen kurr me lart se me mbrojtjen e nenemadhes Amerik dhe me drejtesin e deformuar sorrosiane. Ah pikaaaa po cfar prisni o t mjer e te dh…shqiptar

      1. E vërteta e sotme, se dhëndri i Saliut, Jamarbër Malltezi është më i pasur se vëlla Olsi, besohet vetëm për aq kohë sa nuk të ka ardhur ende koha…

        Edhe pse FBI, nuk ja grabit pushtetin Edi Ramës, sa kohë ky ka terren të grabisë pasuritë, votat, dëshmitë, nevojat dhe përvojat e fundit të pashmagshme , provat i ruan për kur të mos jesh “burrë shteti”, si me Saliun kur kishte karrigen.

        Pushtetet e ndërtuara mbi fantazi dhe pasuritë mbi varfëri, kanë fund të zi.

        Manipulimi i skllevërve, nuk do të ketë sukses, sapo të hapet perdja e trashë e skenës.

        Edhe Saliut, sapo ju hap skena dhe ju zbulua skema, ju rrëzua skela, e pa pushtet, para shqiptarëve u shfaq skelet.

        Kohëve të lavdishme, kur kishe grabitur vetë kreun e FBI-së Charles McGonigal dhe i kërceve në “samar”, ish kryeministrit britanik Tony Blair, i mbylle Albin Kurtit sytë, me duart që kishin vjedhur pasuritë e këtij populli.

        E vërteta e sotme, se dhëndri i Saliut, Jamarbër Malltezi është më i pasur se vëlla Olsi, besohet vetëm për aq kohë sa nuk të ka ardhur ende koha, që po, po vjen, të hapet edhe gjysma tjetër e perdes.

        Atë çast Edi, a e di se do të shlyhet ngjyra mavi e do të bëhesh Sali?

        Jezu Krishti i besimit të kombit tonë, është drejtësia, që besohet se është ngjallur, ditën e bekuar që Saliu vdiq.

        Tërheqja drejt ‘vdekjes’ e kryeministrit tonë, nuk është vetëm Charles McGonigal, Abi Bank, Parajsat Fiskale, lojërat e fatit e lojëra të tjera të rënda, por edhe fati që ende jeton në koshat e plehrave të inceneratorëve e strategjitë e investitorëve strategjikë.

        Provat e dëshmitë, që u detyrohen pasqyrave të dëshpërimit, kanë shpërthyer dyert e shpëtimit të shpresave të sikletshme, që sot i tollovisim në pyetjen pikante, Edi, a e di, se FBI, di gjithçka për ty e shpejt do bëhesh Sali?!/Pamfleti

        1. Leket e shqipareve po grabiten ne diten me diell nga nje force politike qe KM e quajti ndertuese.

          Cfare po ndertohet nderkohe qe shqiptaret po largohen? Per ke po ndertohet?

          Po ndertohet per ata qe pastrojne parate ne Shqiperi qe do i pajise KM me pasaporta ,

          po ndertohet per sahanlepiresit e qeverise,

          po ndertohet per ata depuetet dallkauk me tepsine e bakllavase para?

          E paskan ndare Shqiperine per vete dhe nuk pyesin per askend qe mendon ndryshe.

          Ku jane shqiptaret qe nuk protestojne?

          Nje pjese servil e militant te semure, nje pjese sehirxhinj, nje pjese pas interesave te tyre te medha apo te vogla.

          Ndaj mos gjykoni askend qe zgjedh te protestoj.

        2. Malltezi or mik 17:42 i ka bërë lekët me pronën e vet dhe me iniciativën investuesve kurse Olsi Rama i ka bërë me drogë dhe trafiqe të tjera. Këtu është ndryshimi. Por Aspaku si vegël e Ramës dhe rilindjes në vend që të merret me këta trafikantë merret me një pinjoll i një familjeje të nderuar tiranase siç bënë dhe etrit e këtyre në 1944 e tutje.

  2. Edhe rruget e reja qe behen jane me shume probleme. By passi Vlores pa mbushur vitin nga festat dhe inagurimet po behet i pakalueshem. Ndertimi i nje porti te ri kerkon vetem kompani qe nderton porte. Mjaft me aventura qe viktime eshte populli

  3. Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë.

    “Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes.Harruat ju kurvat e bythqiret e salihut me cfare parashe u ndertua rruga e kombit dhe jo pak por 1.5 miliard euro te kujt ishin keto miliarda,nuk ishin te popullit

  4. Ja rasti i nje urrejtesi patologjik!

    Kurvat e bythqiret e Saliut, thote ky robi perendise per ata qe e konsiderojne jo normale mashtrimin publik se ndertimi i Portit te Ri tregtar nuk do cenoj parate e qytetareve.

    Pra fajin se ka KM qe jo vetem nuk ben transparence, mashtron, por qytetaret.

  5. Mos u merzisni o njerez. Prisni se do dale Jarge pallkaris e do llomoise ndonje pallavra per kete drunin e gjate.
    Sdq. kjo e Durresit do jete nje nga aferat qe do ti beje gropen ketij drunit te shtremet……
    Porti i Durresit do te rrije aty ku eshte jo se duam ne sepse nuk kemi kellqe, por duan ata qe duan….

  6. Me të njëjtën retorikë bombastiko-demonizuese të kundërshtarit politik ka djegur mandatet, bojkotuar zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe ndërmarrë valën e protestave deri me moltovë, në kufijtë e konsiderimit të saj si organizatë e dhunshme nga partneret perëndimore.

    Çfarë ka fituar? Të gjithë e dinë tani. Asgjë.Haloperidoli i salihut ju shpeton te gjithve ju shpellkaret cecen ketu larte

  7. akoma nuk e keni marre vesh se populli eshte skllav i politikaneve ,vetem ne shqiperi kam pare qe njerzit levdojn politikanet vagabondat policet kurvat servilat bythlepirsit, dhe para te gjitheve pa problem ja menyra si i levdojn, o shihe se cfare shpije ka bere edi rama i lumte duke e ditur se edi rama i ka vjedhur parate dhe perseri i thot i lumte e vete jeton ne barake haaaa pastaj shefit te policise shihe shihe shefi cfare vile, e shefi i vene gjoba liron kriminel nga burgu merr ryshfete per te punesuar haaaaaa te gjithe vjedhin e populli u thote ju lumte

    1. ata nuk dinë ç’të bëjnë me jetën e tyre që u ka ikur 32 vite kot pas këtij njeriu fals, që i u është shitur për i ndershëm dhe po gjykohet për 17 kulla, (të tetëmbëdhjetën e ka në proces), u është shitur trim e shkon si lepur, u është shitur burrë shteti dhe sillet si anëtar i Intifadës, u është shitur si i paprekshëm dhe përgjërohet gjithë ditën mos ta marrin as në pyetje.

      Pikëpyetja e vetme është se çfarë ndodh me këta njerëz po shkoi.

  8. Një nga Mavitë motër qirë shkruan jo sipas modelit të Saliut-Tokë e xanun-.Por si o grua qirë si modeli i këtyre tokë e shitur,tokë e grabitur,dhe lekët neper xhepat e tyre o prag qirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *