• |
ide | kryesore

Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, caktohet masa e sigurisë për 3 mbikëqyrësit e konteinerëve dhe policin kufitar

Lajme, Të fundit



Mesditën e kësaj të shtune është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të 3 punonjësve të një kompanie private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike.

Gjykata vendosi arrest me burg për 2 mbikëqyrësit e konteinerëve dhe për efektivin e policisë si dhe arrest shtëpie për punonjësen civile. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Egnis Gojani, 35 vjeç, Denis Musaj 41 vjeç, me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit janë lënë në burg. Kurse Alketa Kollçaku 52 vjeçe me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave është lënë në arrest shtëpie. Në burg është lënë edhe Adelino Vila 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në policinë kufitare të portit të Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *