• |
ide | kryesore

Kërkesa për revokimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Berisha, shtyhet seanca në GJKKO

Lajme, Të fundit



Shtyhet seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Shkak i shtyrjes, është bërë mungesa e prokuroreve. Përmes një shkrese, dy prokuroret e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive. Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.

Kujtojmë se Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat. Ish-kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *