• |
ide | kryesore

Portieri i Polonisë dhe Juventusit, Wojciech Szczesny kapet duke tymosur cigare

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny u pa duke tymosur një cigare vetëm pak orë para se kombëtarja e tij të ndeshej me Spanjën. Portieri i Polonisë mbante një pako cigaresh në dorë teksa largohej nga hoteli i ekipit për ndeshjen e Euro 2020 në Sevilje.

Në ato momente vendoi një cigare në buzë para shokëve jashtë autobusit të ekipit. Szczesny tashmë 31 vjeç është kapur duke pirë cigare nga mediat edhe në të kaluarën kur luante me Arsenalin.

SunSport zbuloi në atë kohë se trajneri Arsene Wenger e gjobiti portierin me 20 mijë £ pasi ai ndezi cigare në dhomat e zhveshjes pas disfatës ndaj Southampton në Ditën e Vitit të Ri 2015.

Ai nuk luajti më asnjë ndeshje në Premier League. Portieri u bashkua me Romën në huazim nga 2015 në 2017 dhe më pas kaloi te Juventus. Duke folur për Arsenalin portieri pranoi para pak kohësh: “Në atë kohë unë isha duke pirë duhan rregullisht dhe shefi e dinte atë shumë mirë”. ©LAPSI.al

The goalkeeper popped one ciggy into his mouth while wearing a black cap He was pictured carrying a packet outside the national team's hotel Szczesny was wearing the Poland training gear of a red tee and black tracksuit bottoms The photos were taken with the ex-Arsenal goalkeeper outside the team bus before the trip to Seville There were team-mates around when the goalie decided to get the cigarette out Szczesny was caught smoking during his time at Arsenal and duly fined

He played the full 90 minutes of the 1-1 draw in Seville



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *