• |
ide | kryesore

Vetëm 3 pacientë në Infektiv/ Manastirliu: Sezoni turistik do të jetë premtues

-Instant, Lajme, Të fundit



Ky sezon turistik pritet të jetë premtues përtej pandemisë. Këtë lajm e dha në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu bazohet nga të dhënat e Spitalit Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, si edhe te rastet e ulëta ditore.

“Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”.

Shqipëria ka lehtësuar masat anti-COVID në vend, ndërkohë që procesi i vaksinimit vijon me ritme të shpejtuara në vend. Deri më tani, në vendin tonë, janë kryer mbi 880 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime brenda qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *