• |
ide | kryesore

Pas Yuri Kim, godet edhe Soreca për vettingun e Elisabeta Imerajt

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar pas ankimimit të bërë nga ana e Vëzhguesve Ndërkombëtar të ONM-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për kreun e prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Soreca shkruan në Twitter se BE e mbështet plotësisht rekomandimin e ONM-së për riçeljen e hetimeve lidhur me prokuroren e cila u konfirmua në shkallën e parë të vettingut nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai nxit Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që të shqyrtojë me integritet të gjitha çështjet që ONM ka nënvizuar si problematika në lidhje me prokuroren Elizabeta Imeraj.

“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtar për apelin. Ne presim Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që të rihetojë mbi këtë çështje me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çdo problem që është evidentuar në rekomandim të merret në shqyrtim” – shkruan Soreca.

Më herët për këtë çështje ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila u shpreh se duhet parë me kujdes se çfarë do të ndodhë me këtë çështje pas apelimit. Ajo shtoi se duhet vëzhguar nëse Imeraj do t’i përgjigjet me fakte ankimimit të ONM-së apo do të sulmojë procesin e vettingut.

Lexo edhe:



5 Comments

  1. Kta te dy si loli me coli

    S’flet loli asihere para colit

    Por flet coli gjithmone 10 min para lolit

    Kta te jene si te duan, s’eshte faji i tyre

    Shqiptaret, qe flejne gjume,

    dhe komplet te pa zot,
    te kuptojne qe s’ta bejne te tjeret dot drejtsine o popull qyp

    se te tjeret s’ta kuptojne dot hallin thelle o kok katruve

    Por nga kjo del se ky popull nuk do drejtesi, nuk e ka te rendesishem perderisa e neglizhon ket pike derisa ja le ne dore te tjereve

  2. Ngjarje interesante…
    Imeraj mbylli skandalin e unazes…
    KLP nuk priti perfundimin e vetingut per kete prokurore por nga e perkohshme e kaloj definitive me nxitim pa pritur vendimin e OMN…

    Gjate procesit te vitingut debate te forta midis perfaqsuesit te OMN dhe prokurores me ore (e rralle kjo ).
    Tani nqs bie kjo prokurore cfare ngelet per KLP ?

  3. Ti mer rracqim italie shiko ndragheten dhe businessmenat iatalion mafioza qe bejne evazion fiskal dhe fshehje pasurie GTZ FUMAGALI DHE ANONI O pederastat e europes o hileqaret e europes ke goje ti o i korruptuar me fol . Ik shiko ca hilesh bejne ata ne shtet , Po skeni faj se keni gjete ket vend te deshtum e degjenerum se ne vend tjeter ju kishin tredh nga trupi e nga portofoli . Mafiozi del cazzo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *