• |
ide | kryesore

Hakimi mes Chelsea e PSG: Inter preferon ta kalojë në Paris, e studion Jordi Alba

-Instant, Sport



Jo vetëm Calhanoglu, përkundrazi. Interi është aktiv në merkaton e transferimeve, por shumica e lëvizjeve do të varen nga rezultati i shitjes së Achraff Hakimit. Anësori maroken është në dalje dhe nuk të interesuarit nuk mungojnë, por nëse me Chelsea po flitet edhe për shkëmbime teknike, zikaltrit do të preferonin të merrnin një ofertë vetëm ekonomike prej rreth 75 milionë euro. Thirrja duhet të vijë nga Psg gjatë javës, për të mbyllur negociatat.

Nga Spanja, në orët e fundit janë rritur zërat për një interesim të fortë të Interit për Jordi Alba. E vërteta është se Marotta tashmë ka punuar për anësorin prej disa kohësh, por i preferuari i Simone Inzaghi mbetet Marcos Alonso, të cilin Chelsea do të donte ta përfshinte në një negociatë të vetme vetëm për të arritur te Hakimi. Inter, megjithatë, e di që për lojtarin është i interesuar PSG, më i gatshëm për të bërë një ofertë vetëm ekonomike rreth 75 milionë euro, që është edhe vlerësimi për lojtarin. Në këtë javë PSG dhe Inter duhet të gjejnë akordin, vetëm pasi Interi të ketë diskutuar detajet e negociatave me Chelsea për Marcos Alonso, një lojtar në dalje nga Londra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *