• |
ide | kryesore

Sërish eurobond/ Shqipëria do marrë 500 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria pritet të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond tjetër me vlerë 500 milione Euro. Tv Klan ka publikuar një kërkesë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për gjetjen e një konsulenti ligjor ndërkombëtar, i cili do të asistojë qeverinë në këtë proces.

Këtë herë Shqipëria do të tentojë përveç tregut europian edhe bursat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë po kërkon propozime për këshilltarë ligjorë që do të japin asistencë ligjore gjatë emetimit të Eurobondit të pestë. Firmat duhet të ofrojnë ekspertizë në ligjin anglez dhe atë federal të letrave me vlerë në SHBA” – thuhet ne dokument.

Një pjesë e Eurobondit që do të emetohet do të përdoret për shlyerjen e një shume të marrë më parë, ndërsa pjesa tjetër për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit. Parashikimi i bërë fillimisht për daljen në tregjet e huaja ishte viti 2022, por burime zyrtare thonë se në varësi të tregjeve dalja mund të jetë në fund të këtij viti ose në fillimin e vitit të ardhshëm.

Ky do të jetë Eurobondi i pestë që emeton Shqipëria, i fundit ishte ai i vitit 2020 i cili arriti një vlerë rekord prej 650 milionë Euro kundrejt një interesi 3.62%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *