• |
ide | kryesore

Kosovë/ 14 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 2 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë dy qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1, 764 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 14 persona.

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se në 24 orë janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105, 280 persona.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 149,121 doza të vaksinës kundër koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *