• |
ide | kryesore

Një 45-vjeçar gjendet i pajetë në tokat e tij në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia jep detaje të reja nga vdekja e një 45-vjeçari në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, Neritan Goga, është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, në fshatin Sheqishte.

Nga hetimet e para, dyshohet se 45-vjeçari është vetëhelmuar, ndërsa thuhet se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Aktualisht, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

“Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes”, njofton policia.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *