• |
ide | kryesore

Aksident në Kukës, makina përplas 19-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar këtë të hënë, në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë.

Automjeti tip “Audi” me drejtues B.C., është përplasur ka përplasur një biliçikletë me të cilin po udhëtonte 19-vjeçari I.S.

Si pasojë e përplasjes 19-vjeçari është transportuar në spitalin e Kukës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në Polici, ku edhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

“Në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *