• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Johnny Solinger

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Solinger, ish-vokalisti kryesor i Skid Row ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka dhënë faqja zyrtare e Skid Row në Instagram.
Ndërkohë në muajin maj këngëtari kishte njoftuar nëpërmjet “Facebook”-ut se është diagnostikuar me kancer në mëlçi.

“Me trishtim duhet t’i bëj të ditur të gjithë se çfarë po ndodh me mua dhe shëndetin tim. Unë kam qenë i shtruar në spital gjatë muajit të fundit. Unë jam diagnostikuar me dështim të mëlçisë. Dhe prognoza nuk është aq e mirë”, ishte shprehur ai.

Një fushatë u krijua menjëherë nga shoku i tij Brian Lawrence për të ndihmuar në pagimin e faturave të tij mjekësore dhe kujdesin shëndetësor.
Miku i artistti të ndjerë ka postuar azhurnime për shëndetin e Solinger rregullisht që kur fondi filloi në maj. Fushata mblodhi $ 16,525 nga qëllimi i saj $ 100,000.
Grupi rock amerikan u formua në 1986 në New Jersey. Ndërkohë pas vdekjes së Solinger, ish-shokët e tij të bandës postuan homazhe.
“Ne jemi të pikëlluar nga lajmet e hidhura vëllait tonë Johnny Solinger. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij. Godspeed Singo. Përshëndetni Scrappy për ne”, u shpreh banda në një postim të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *