• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e dasmës së para dy viteve të Joe Jonas dhe Sophie Turner

-Instant, Paparazzi, Slider



Sophie Turner dhe Joe Jonas festojnë ditën e sotme 2-vjetorin e martesës dhe për këtë rast të veçantë ata publikuan për herë të parë fotot e tyre nga dita e dasmës. Çifti ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga dasma e tyre pariziene, e cila u mbajt në 2019-n.
Në imazhet e publikuara shihet vendi madhështor ku është organizuar dasma, dyshja duke u përkëdhelur gjatë festës para dasmës dhe dy fustanet mahnitës të Turner. Për festën e organizuar para dasmës, Turner kishte veshur një fustan klasik shumë elegant, ndërsa për ceremoninë zyrtare ajo kishte zgjedhur një fustan më tradicional me krahë të gjata dhe stil princeshe.

Në fotot e tjera shihen Jonas Brothers duke kënduar në një skenë dhe Diplo si DJ.
Joe Jonas postoi dhe një foto duke kërcyer me Sophie e përkrah saj shkroi:
“Dy vitet më të mira të jetës sime. Të dua Sophie”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *