• |
ide | kryesore

(VIDEO) Momenti kur makina del nga rruga dhe futet brenda dyqanit në mes të Vlorës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është edhe momenti kur ditën e djeshme makina tip ‘Golf 5’ përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë.

Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përballë dhe dallojnë fare qartë se makina nga shpejtësia e tepërt nuk ka mundur të frenojë në kohë.

Në momentin kur ka dashur të marri kthesën makina ka rrëshktur duke përfunduar në biznesin aty pranë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Ismail Qemali.” Dje u raportua se nuk pati persona të lënduar. Drejtuesi i makinës dhe shoqëruesi i tij janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pashë makinën e futur në dyqan, erdhi ambulanca dhe policia. Ambulanca iku përsëri poshtë sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap,” tha dje një dëshmitare e ngjarjes. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *