• |
ide | kryesore

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 3 raste të reja, asnjë jetë e humbur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej ditësh në vendin tonë vijon të mos ketë asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar vetëm 3 raste pozitive , ndërsa të shtruar në spitalin infektiv po trajtohen vetëm 3 pacientë. Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.

Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3513

Testime totale 812,299

Raste pozitive 132,526

Raste të shëruara 130,018

Raste Aktive 52

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21

Shkodër 12

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 3

Lezhë 2

Berat 2

Fier 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *