• |
ide | kryesore

Kush është prokurori i përfshirë në trafik droge/ Dy vite më parë kërkoi të jetë pjesë e SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maksim Sota është Prokurori ndaj të cilit i është lëshuar urdhër arresti, në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit për trafik drogë e pastrim parash.

Prokurori i Vlorës Maksim Sota ndodhet në arrest shtëpie.

Operacioni kundër trafikut të drogës, u zhvillua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.

Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Anti-mafias Italiane të Barit, ndërsa çoi në ekzekutimin e 38 urdhër arresteve për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion. Në vitin 2019 Maksim Sota ka qenë një nga kandidatët për SPAK, por për arsye familjare ai tha se nuk pati kohë që të dorëzonte dokumentat e nevojshme për kandidimin.

Sakaq pritet që Prokurori i Anti-mafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *