• |
ide | kryesore

Në Shqipëri nuk pati kohë për Ilir Metën, Reeker takon presidentin e Maqedonisë së Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Ohër të Maqedonisë së Veriut vazhdoi të premten konferenca ndërkombëtare “Prespa Forum”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shteteve nga rajoni, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Në ditën e dytë të këtij forumi po merr pjesë edhe ushtruesi i detyrës së ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Diplomati i lartë amerikan u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin bisedoi për “forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, thuhet në një njoftim të kabinetit të presidentit maqedonas.

Por takimi i Reeker me kreun e shtetit në Maqedoninë e Veriut merr më shumë vlerë për Shqipërinë, ku gjatë vizitës që zhvilloi, zyrtari i lartë i DASH shmangu presidentin Ilir Meta. Zyrtarisht nga ambasada amerikane në Tiranë u dha shpjegimi se Reeker nuk pati takim me Metën për shkak të axhendës. Por me siguri që motivet janë gjetkë.

Përplasja e ashpër e kreut të shtetit me ambasadoren amerikane gjatë fushatës elektorale, si dhe qëndrimi i tij për shpalljen e Berishës “non grata”, duket se është një goditje për Ilir Metën. Goditje që në fakt u pa edhe nga heshtja në grup e ndërkombëtarëve kur Parlamenti njëngjyrësh votoi pro shkarkimit të Ilir Metës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *