• |
ide | kryesore

Iggy Azalea: Jamie Spears më kërcënoi në prapaskenë

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja Iggy Azalea ka dalë në mbështetje të Britney Spears që kërkon largimin e të atit, Jamie Spears, si kujdestari i saj. Azalea ka treguar përvojën e saj negative me babanë e Britney-t, me të cilën bashkëpunoi për këngën “Pretty Girls”.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Azalea shkroi:

“Është mirësjellje themelore njerëzore të heqësh së paku një person, që Britney e ka identifikuar si abuziv, nga jeta e saj. Kjo duhet të jetë e paligjshme. Gjatë kohës që kemi punuar së bashku në viitin 2015, unë personalisht dëshmoj të njëjtën sjellje që Britney detajoi në lidhje me babanë e saj javën e kaluar dhe unë thjesht dua ta mbështes atë dhe t’i tregoj botës se: ajo nuk po e ekzagjeron apo gënjen.”

Iggy Azalea vazhdoi të tregonte se si ajo ishte dëshmitare se këngëtares i ishin vendosur kufizime të tepruara, madje edhe sa pije me gaz mund të pinte. Reperja rrëfeu se, disa momente para performancës së saj dhe Britney-t në Billboard Music Awards në vitin 2015, kur Iggy ishte në prapaskenë në dhomën e zhveshjes, Jamie Spears i tha se nëse nuk nënshkruante një kontratë, ai nuk do ta lejonte në skenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *