• |
ide | kryesore

Pikë për pikë/ Si duhet kuptuar vendimi i Kushtetueses për teatrin?

-Instant, Arkiva, Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila mori në shqyrtim shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe mundësinë e ndërtimi mbi gërmadha të një godine të re ka ngjallur më shumë konfuzion sesa entuziazëm.
Nga njëra anë janë aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që kanë thirrur fitore. Opozita gjithashtu e ka përshëndetur vendimin. Disa e kanë interpretuar se tani “TK” duhet të ringrihet ashtu siç ishte, të tjerë burgosjen e atyre që e shëmbën në mënyrë të paligjshme.


Lexo me tej:


Vendimi i Kushtetueses, PD kërkon arrestimin e Veliajt: Është autori dhe përgjegjësi direkt për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar
Pra, me një fjalë, të gjithë ata që kanë qenë kundër dyshes kryeministër- kryebashkiak, kanë tendencën të shohin një fitore disi më të madhe sesa ajo që i’u është dhënë.

Në anën tjetër, mashtrues i lodhshëm dhe i pacipë deri në neveri, Erion Veliaj e ka përshkruar vendimin si pozitiv për të. “Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruajti ai. Këtë qëndrim pa pikë profesionalizmi mbajtën edhe një sërë mediash që ushqehen me lajme të gatshme nga kryebashkiaku.

Atëherë si qëndron e verteta?

Në fakt, ajo nuk gjendet as në euforinë e mbrojtësve të teatrit dhe aq më pak në bllofet e Veliajt.
Lapsi.al i ka parë një për një, i ka analizuar dhe po përpiqet ti shpjegojë në mënyrë të thjeshtëzuar pikat e njoftimit të gjykatës, që janë shkruar me një gjuhë tejet profesionale dhe të kuptueshme vetëm për një rreth të ngushtë.

Nga njëra anë Kushtetuesja e ka hedhur poshtë Ligjin special që solli shembjen e godinës historike dhe i hapi udhë ngritjes së një teatri « modern ». Sipas gjykatës ky ligji i veçantë cënonte liritë ekonomike në vend, autonominë e pushtetit vendor si dhe mbrojtjen e trashigimisë kulturore. Pra shfuqizimi i gjithë praktikës së ndjekur deri më tani i jep një sadisfaksion të gjithë atyre që e kanë kundërshtuar këtë procedurë skandaloze.

Por ka edhe më. Gjykata e ka konsideruar si anti kushtetuese kalimin e pronësisë të teatrit nga qeveria tek bashkia. Pra kudo ku Veliaj ka fundur hundët, e ka bërë këtë në një mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu, projektimin, tenderimet, shembjen e teatrit historik, etj.

Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Po atëhere pse kryebashkiaku bërtet fitore ? Pse ai shkruan: “Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar”.

Pikërisht këtu ka një kleçkë. Në pikën 4 të njoftimit të Kushtetueses thuhet se kërkesa për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak që i hapi rrugën shembjes së godinës u rrëzua. Me sa duket gjykatësit kushtetues, në një merak ekuilibri, nuk kanë bërë dot korumin për të dënuar “aktin barbar” të shëmbjes së godinës. Por, nga kjo e deri të thërrasësh fitore – siç bën Veliaj – është një kapërcim jo logjik. Sepse kushtetuesja e ka quajtur të paligjshëm kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë. Atëhere si mund të urdhërojë dikush prishjen e diçkaje që nuk e ka të vetën? Pra një gjë është e qartë, gjithçka që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë me teatrin ka qenë në kapërcim të ligjit.

Po atëherë, kush ka fituar?

Këtu çështja është më e nuancuar. Sepse kushtetuesja vërtet i dha urdhër bashkisë: “larg duar nga teatri” dhe kjo përbën një fitore morale për të gjithë ata që kanë mbajtur prej kohësh këtë qëndrim, por në vendimin e saj nuk ka qoftë edhe një shenjë, as që teatri do rindërtohet ashtu siç ishte dhe as që nuk do vazhdohet me planin e projektit të Bjarke Ingels-it.

Sepse askush nuk e pengon qeverinë Rama që ta vazhdojë të njëjtën kapriço. jo më me lali Erin por fjala vjen me Ministrinë e Kulturës. Pra, nëse qeveria do të ndërtojë një teatër të ri – sikurse vazhdonn të këmbëngulë – tenderin e ri mund ta bëjë një nga ministritë dhe jo bashkia, pasi si pronare e tokës, qeveria mund të bëjë atë që i teket mbi truallin e saj.

Zëri i Amerikës: Gjykata Kushtetuese nuk vendosi dot nëse duhej shembur Teatri Kombëtar

Pra, i përmbledhur në mënyrë të thjeshtëzuar, vendimi i Kushtetueses, që ende nuk është zbardhur i plotë, nuk është aq i fortë sa duket në pamje të parë. Ai vërtet hedh një hije të errët mbi mënyrën se si ka proceduar qeveria dhe bashkia në këtë aferë, por nga ana tjetër, gjykata nuk duket ta pengojë ndërtimin e një teatri të ri ashtu siç e do Edi Rama, me arkitektin, projektin dhe shumën financiare që ka vendosur personalisht ai. Pra aktivistët e Aleancës për Teatrin mund të ndihen të kënaqur se qëndrimet që kanë mbajtur në të shkuarën janë konfirmuar, por ata ende nuk kanë marrë as edhe një garanci për të ardhmen.

©Lapsi.al

21 Comments

  1. Dy gjëra që duhet të bëjë Aleanca për Teatrin:

    E para, të hedh në gjyq Veliajn për shembjen e godinës për të cilën Bashkia, sipas vendimit të Kushtetueses, nuk ishte pronare e ligjshme dhe nuk kishte tagër ta prishte.

    E dyta, të rifillojë protestat për rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte dhe t’ia bëjë të qartë Ramës se ndërtimi aty i një teatri tjetër do të pengohet me çdo mjet, qoftë edhe me dhunë.

    Nëse ka një gjë që Rama dhe mbështetësit e tij ambasadorë i tremben më shume, kjo është protesta e dhunshme. Dhe në Shqipëri ka plotë shqiptarë sot që janë gati të dalin në rrugë kundër qeverisë. Tani Aleanca ka edhe të drejtën nga Kushtetuesja në anën e saj; protestat janë legjitime nëse Rama nuk tërhiqet nga projekti i vet.

    1. Edhe kush do i boje protestat lulushi i vogel qe fle gjume e zgjohet gjithmone pasi ndodhin gjerat? Asgje nuk do ndodhi, qeveria fitoi prape. Populli vazhdon te haje mut si gjithmone

    2. I pashe disi te tulatur te Aleances per Teatru (qofaha gabuar). Ishalla nuk i manipulojne !
      Vetem Strasburgu do ish zgjidhja !!

    3. Kur Galileon e detyroi gjykata qe ai te deklaronte: – Une deklaroj se bota nuk rrotullohet, e megjithate ajo rrootullohet.
      Pra, megjithate, teatri do te ndertohet. Ashtu sic e do Rama dhe Veliaj…
      Fitore, fitore Bebin, fitooreee….

  2. KUR E NJEJTA GJYKATE TE KOMFIRMOJE VENDIMIN PER SHKARKIMIN E METES NGA PARLAMENTI, ASKUSH SDO KETE GOJE TE KUNDERSHTOJE VENDIMIN, PASI PO KJO GJYKATE MORI VENDIM PRO METES MBI TEATRIN, PRA ESHTE E PAANESHME… KESHTU E LEXOJ UNE VENDIMIN E DJESHEM

    1. Leximi yt eshte politike. Kjo gjykate nuk do aprovoje shkarkimin e metes sepse kushtetuta nuk ka asnje nen qe mbeshtet shkarkimin per arsyet qe thone keta transet e selise ROZE

  3. Ne nga jugu fikut shum te pjekur i themi rrekeza ,pra ky koqe rrekeza (te fishkura)i bashkise ka shume gjynahe per te lare.Ai kullufi i math kur te vije puna cdo gje do ta heqi nga bytha e tij dhe per te shpetuar mendern do t’ja rrasi “uriah fikut”Njerz po ka njeri me te peshtire dhe te neveritur nga rraca Shqiptare eshte krytari pa vota i bashkise te Tiranes Erion vrroma.

  4. Eshte shume e thjesht per tu kuptuar vendimi i kushtetueses. Nese ka çbere ligjin e veçantë ku teatri kalonte ne pronesi te bashkise, atehere dhe prishja e teatrit nga ana e bashkise eshte bere ne shkelje te ligjit.

  5. Jam dakord me komentuesin qe thote is fusni so Kau Peles. Z. Manjani e shpjegoi the waste. Ky zdromsi duhet tia ktheje qeverise me inventar. Ku do e gjeje tani godinen? Dhe gjykata sipas Manjanit, jurist i Zoti nuk shprehet per shembje apo jo. Mos u rrekni ju te lapsit se kot e keni, qytetaria fitoi mbi babezine. Ne nje vend demokratik ata qe e shemben duhet te mbajne pergjegjesi

  6. Perderisa eshte shkelur ligji, Prokuroria duhet te veproje ne kete rast. Nese nuk vepron Prokuroria, nuk kemi gje ne vije. Detyra e Gjykates ishte vetem te ndante cfare ishte e ligjshme, e cfare jo.

    Friken ja kam ketyre klyshve te Sorrosit. Bejne lloj lloj makinacionesh.

    Sa per Lulushin, nuk ja kam besen. Edhe ai pjese e stanit te uncle George eshte. Nese do ishin ate dite te gjithe, nuk do arrinte ta prishte Teatrin ai skuthi i Bashkise.

    Por gjerat ne kete keneten tone mbajne ere kudo. Qelben shume shpejt.

  7. Nuk ka cfare te beje kushtetuesja me shume. Ne cdo vend perendimor nese qeveria do ta prishe teatrin, qeveria e prish teatrin. Ajo ka trajtuar elementet qe lidhen me shkeljen e te drejtave individuale (liria ekonomike) dhe balancen institucionale. Nuk ka kushtetute me c’di une qe njeh te drejta absolute per objekte te trashegimise kulturore. Nese njerezit ne shumice ( dmth qeveria) duan qe te prishet, do prishet. Ndryshon puna kur jane pjese e UNESCOS por ajo lidhet me parimet e te drejtes nderkombetare. Eshte normale sepse shenjterine ne demokracite liberale e ka individi dhe jo godinat. Nese njerezit duan godinat, nuk e votojne qeverine qe i prish. Kaq e thjeshte eshte. Nje kushtetute naziste me siguri do i jepte prioritet absolut godinave te trashegimise mbi cdo gje tjeter. Kushtetuta demokratike ja lene kete gje ne dore njerezve. Kushtetuesja ka bere maksimumin per mendimin tim.

  8. Un mendoj , qe gjith kjo esht pun e nderkombtareve,qe po perpiqen tinjektojn drejtsin Po pa shkaktu trazira qe mund tsillte ilegaliteti I shembjes. Ata sduan permbysje ,largim tveliajt apo trames, gjithsesi ata Jan tgzuar ashtu si dhe ne me arritjet e drejtsis se re. Ata thjesht vezhgojn dhe regjistrojn cdo levizje, ata e din qe rama sdo rri gjith jeten te ai post,ashtu si e dinin per berishen. Ose si po e shpalosin tahirken. Ata nuk duan shqiprin me shum se veten,prandaj ata nuk mund tperpiqen tzbatojn ligjin e Eu apo Us, Po perpiqen tna tregojn drejtimin. Kshuqe edhe interpetimi negativ qe bon aleanca per teatrin mduket pak I ekzagjeruar. Nuk esht soreca dhe edi rama,esht us/eu dhe shqipria

  9. Askurkush nuk e thote cope, qe kemi nje gjykate kushtetuese gjysmake, ose cyryke, per momentin. E thene ndryshe” popullorce” gjykata ka vendosur:
    – Themelet prishen (figurative)
    -Kollonat dhe muret prishen (figurative)
    – Por catia eshte ne rregull per momentin, (realiteti)

    Askurkush nuk e thote qe kjo ka qene nje situate ekstraligjore per shkak te objektit te te gjykimit dhe te paleve. Dhe ne rastin me flagrant, meqe jane kushte ekstraligjore, detyra e gjykates kushtetuese eshte ti jape zgjidhje si praktike gjyqesore te mevonshme e ne vazhdim. Vertete nuk eshte ne kompetencen lendore te Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje Vendime te Keshillit Bashkiak, por ne kushtet e situates ekstraligjore dhe ne diskrecion te gjykates qendron parimi i zgjidhjes kushtetuese ne themel te ceshtjes. Pra vendimmarrja e Keshillit Bashkiak duhej pare e duhej marre lidhur ngushtesisht me ligjin, e shfuqizuar.
    Sigurisht do shkohet ne gjyakten administrative dhe per shkak te ketij vendimi te GJK, Vendimi i Keshillit Bashkiak do te shfuqizohej. Por kjo nuk do te kishte dhe nuk ka me vlere, pasi gjykata parimisht dhe per efekt te ligjit nuk ka me kompetence dhe jurdiksion, Objekti eshte prishur (Teatri). Ketu mund te kerkohet vetem ndjekja penale dhe demi i shkaktuar shtetit.
    – Atehere cila ishte zgjidhja perfundimtare e ceshtjes Objekt gjykimi ???
    – A ishte shterues dhe/ose unifikues ky vendim ???
    Ajo qe kuptohet eshte se gjykata eshte munduar ti beje qejfin te gjitha paleve, detyre kjo e cila nuk i eshte ngarkuar me ligj kesaj gjykate.

    Me kete vendim ju siguroj qe keto ngjarje dhe situata mund dhe jam i sigurte qe do te vazhdojne ndofta ne fusha te tjera pse jo dhe ne cdo qytet te shqiperise, per keto dy arsye:
    1. Gjykata nuk e ka zgjidhur ceshtjen ne themel
    2. Me kete vendim gjykata nuk ka lene rruge as per unifikim te praktikes gjyqesore
    3. Ky vendim thjesht i tregon qeversie qe gjykata mund ti ndrushoje ose shfuqizoje Ligjet, ose VKM por bashkite ose qeversija vendore mund te beje qejf dhe cfare te doje, dhe kjo per nje “handikap” ose vakum qe kjo gjykate nuk trajton aktet e Keshillave Bashkiake, te cilet tash e mbrapa mund ti bejne shpejt e shpejt zullumet dhe derisa te mblidhet gjykata, te trajtoje e te vendose per nje rast ose ceshtje, nuk do kete me juridiksion ose kompetence…

  10. Në një konferencë shtypi të datës 5 gusht 2013 (pra 40 ditë përpara se Edi Rama të formonte qeverinë e tij të parë), Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, publikoi përmasat e kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”.

    Bastoni përmendi si zona problematike Shkodrën, Fierin, Vlorën, etj., por theksin e vuri tek Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”. Sipas Bastonit, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliardë euro.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu